Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Të flesh me kokën e lagur nuk është aq e rrezikshme për shëndetin, sa thuhet! Ftohje, paraliza faciale, duket të jenë ekzagjerime. Para së gjithash ftohja e zakonshme shkaktohet nga një virus që nuk ka të bëjë me temperaturën ose lagështinë e flokëve tuaj. Por kjo nuk do të thotë se ju duhet ta shndërroni në një zakon këtë gjë, pasi shoqërohet me jo pak efekte të tjera të padëshirueshme.
Ku floku është i lagur është më i dobët dhe fjetja për të paktën 8 orë me kokë të lagur mund të dëmtojë në nivel qelizor rrënjën dhe boshtin e flokut. Shpheshherë themi që rënia dhe këputja e flokëve ndodh si pasojë e një diete ushqimore të varfër, por kjo nuk është arsyeja e vetme. Fjetja me flokë të lagur ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në këtë fenomen. Ku flini me flokë të lagur dhe aq më tepër të pakreur, flokët ngjiten me njëri-tjetrin dhe këputen pasi folikula është e dobët.
Sipas dermatologëve, fjetja me flokët e pathara mund të shkaktojë elektrizim dhe këputje.
Të fjeturit me kokën qull mund të krijojë një terren të përshtatshëm për shumimin e baktereve apo mykut në jastëk, por dermatologu Dr. Hal Ëeitzbuch tregon se kjo është një teori pa shumë prova. (Megjithëse, nëse keni alergji ose probleme të lëkurës së kokës, të tilla si zbokth, atëherë duhet të tregoni edhe më shumë kujdes. Kur mbani lëkurën e kokës me lagështi për disa orë, kjo e fundit do të bllokojë funksionin parësor të gjëndrave dhjamore në kokë. Këto gjëndra do të prodhojnë më shumë vaj ose do të zvogëlojnë prodhimin e yndyrës duke prishur balancën e pH të kokës. LIVING
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...