Astroliving 7 Prill 2019

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç'kanë parashikuar yjet për datat 8-14 prill

Astroliving

Dashi: Mos u bëni të paduruar, nëse dëshirat apo objektivat tuaja po vonojnë të realizohen. Mos hiqni dorë nga asgjë, sepse është vetëm çështje kohe përpara se gjithçka të marrë zgjidhje. Të enjten dhe të premten mund të ndiheni pak në ankth, për shkak se edhe Hëna do të jetë në pozicion të pafavorshëm. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë me fat, sidomos për sa u përket ndjenjave...

Demi: Këtë javë Mërkurin do ta keni në shenjë dhe fati do të jetë në anën tuaj. Gjithçka do t’ju ecë mirë, si në aspektin sentimental edhe në atë profesional. Përfitoni nga kjo mundësi dhe mos lejoni t’ju ikë rasti nga duart. E hëna do të jetë ditë me fat, pasi edhe Hëna do të jetë e kthyer nga shenja juaj. Në fundjavë parashikohet të kaloni një situatë paksa stresuese.

Binjakët: Këtë javë Hënën do ta keni në shenjë. E marta dhe e mërkura do të jenë ditë me fat, gjatë të cilave mund të merrni edhe ndonjë lajm të mirë. Për fat të keq, Venusi në pozicion të pafavorshëm vazhdon t’ju nxjerrë pengesa në marrëdhënien me partnerin. Bëni kujdes sidomos ditën e enjte dhe të premte, sepse mund të lindin tensione mes jush.  

Gaforrja: Fare mirë kjo mund të quhej për ju java e ripërtëritjes. Si Venusi edhe Mërkuri do të jenë të kthyer nga shenja juaj. Ditët më me fat do të jenë e enjtja dhe e premtja kur, falë edhe pranisë së Hënës, ju presin surpriza të bukura. Në aspektin sentimental, planeti i dashurisë do t’ju ndihmojë t’i jepni zgjidhje një çështjeje të ndërlikuar, duke ndihmuar edhe lidhjet e krijuara rishtazi.

Luani: Edhe për këtë javë do t’ju duhet të duroni Mërkurin në pozicion të pafavorshëm, i cili mund t’ju nxjerrë ndonjë pengesë më shumë, sidomos në aspektin profesional. Gjatë kësaj periudhe mund të ndiheni veçanërisht të stresuar, por mos harroni se Jupiterin e keni në anën tuaj dhe nuk është e largët dita që do të jeni fitimtarë. Fundjava do të jetë e mbarë dhe me fat në dashuri.

Virgjëresha:Falë pozicionimit të pafavorshëm të Venusit, ju vazhdoni të keni dyshime nëse keni në krah personin e duhur për ju. Shfrytëzojeni këtë moment krize për të reflektuar dhe për t’u përqendruar para së gjithash te ndjenjat tuaja. Të martën dhe të mërkurën mundohuni që t’i shmangni zënkat me partnerin, sepse prania e Hënës do t’ju bëjë të ndiheni nervozë. E enjtja dhe e premtja do të jenë ditë me fat.

Peshorja: Këtë javë do të mund ta merrni veten pas një periudhe të vështirë që keni kaluar. Nuk do të ketë më situata kritike dhe mund të filloni të merrni frymë të lehtësuar. Rezultatet nuk do të jenë të menjëhershme, por nuk do të vonojnë të arrijnë. Ditët më me fat do të jenë e marta dhe e mërkura, ndërsa të enjten dhe të premten ruajuni ndonjë zënke në çift.

Akrepi: Java do të fillojë ters, për shkak se Hëna do të jetë kthyer në pozicion të pafavorshëm. Mos u dëshpëroni, sepse duke filluar që nga e marta situata do të përmirësohet. Mërkuri, që është gjithashtu në pozicion të pafavorshëm, ju krijon probleme në aspektin profesional. Përgjigjet që prisnit do të vonojnë të arrijnë. Për fat, duket se gjithçka do të shkojë mirë në sferën e dashurisë.  

Shigjetari: Gjatë kësaj jave do të përballeni me Venusin  në pozicion të pafavorshëm, i cili do të ndikojë që të ndiheni nervozë, sidomos të martën dhe të mërkurën kur as Hëna nuk do t’ju ndihmojë. Do të jeni të tensionuar me partnerin dhe puna mund të arrijë deri në zënkë. Kujdes të mos thoni gjëra për të cilat më pas të pendoheni. E shtuna dhe e diela do të jenë ditë të qeta.

Bricjapi: Ditë të bukura ju presin. Mërkuri do t’ju favorizojë në aspektin profesional, ndërsa Venusi do t’i dhurojë lidhjes suaj forcë dhe pasion. Bëni kujdes vetëm të enjten dhe të premten, ku me Hënën në pozicion të pafavorshëm mund të keni momente tensioni gjatë të cilave duket se asgjë nuk ju ecën. Mos u shkurajoni, sepse planetët janë radhitur në anën tuaj dhe shumë shpejt do të merrni lajme të mira.

Ujori: Mërkuri në pozicion të pafavorshëm mund t’ju krijojë probleme në marrëdhëniet me të tjerët, sidomos për sa i përket aspektit profesional. Nuk do të vonojnë të vijnë përgjigjet që i prisnit, ndërkohë shijojeni ditën e martë dhe të mërkurë, pasi Hëna ju favorizon dhe mund të merrni ndonjë lajm të mirë. Në fundjavë parashihet të keni zënka me partnerin.

Peshqit: Venusi vazhdon të ndriçojë në shenjën tuaj, duke ju dhuruar edhe një javë tjetër plot dashuri dhe pasion. Për beqarët parashikohen të reja pozitive, ndërsa për ata që janë në çift do të vendosin ta çojnë lidhjen e tyre një hap më tej. Edhe në aspektin profesional do të merrni lajme të mira, sidomos ditën e hënë, të enjte dhe të premte. Të martën dhe të mërkurën mund të ndiheni paksa nervozë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor