Personazh 4 Prill 2019

Princeshat e kohëve moderne nuk veshin këpucë qelqi, por ato të Marçela Latit, koleksioni përrallor "Wedding Shoes"

Personazh

Nga: Santana Çomora/ Fotogafia: Armand Habazaj

Marçela Lati prej vitesh i ka shërbyer me dashuri e përkushtim të gjitha vajzave, që ditën më të bukur të jetës ta shndërrojnë në një përrallë. Ambienti i "Geraldina Sposa"-s nuk është vetëm vendi ku përzgjidhet fustani i ëndrrave dhe projektohet dita e madhe, por shtëpia që falë të zonjës, më shumë se gjithçka dhuron dashuri, sepse ajo ka zgjedhur që nëpërmjet kësaj ndjenje t’u ofrojë njerëzve vetëm çaste të bukura. 

Një fustan nusërie, edhe pse mund të jetë i mrekullueshëm, nuk mund të quhet i plotësuar pa këpucët e duhura. Marçela prej vitesh bluante në mendje idenë se si të krijonte një koleksion këpucësh: "Pas kaq shumë vitesh në tregun ku operoj, ka ende nevojë për shërbime, të cilat tregu ynë duket sikur i refuzon. Një pjesë e vajzave mjaftohen me këpuca të lira dhe jo cilësore, duke menduar se ato nuk duken shumë, ngaqë janë poshtë fustanit të nusërisë, ndërsa pjesa tjetër kërkon ose blen këpucë në internet. Dëshira ime për të pasur edhe këpucët si një shërbim për nusen, është e hershme", – thotë ajo.

Por, këpucët apo sandalet "Marcela Lati" nuk janë vetëm për ditën e shënuar. Ato lindën si të tilla, por sigurisht që mund të përdoren edhe për raste të tjera.

Mbeten këpucë të rafinuara dhe do të përshtateshin shkëlqyeshëm me çdo veshje, mjafton të kombinohen me shije.  Të njëmbëdhjetë modelet e këpucëve, frymëzuar nga personazhe të njohura të botës së ekranit, janë të preferuara për Marçelën. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor