Personazh 4 Prill 2019

"Prindërit, kritikët e mi më të mëdhenj. Thonë ‘të lumtë’, ama gjithmonë vjen një ‘POR’" rrëfimi ekskluziv i Evi Reçit

Personazh

Numri i ri i revistës Living tashmë gjendet në treg. Tek shfletoni 212 faqe, ju do të mundeni të gjeni gjithçka kushtuar modës dhe të bukurës, shëndetit e mirëqenies, arredimit dhe personazhe të njohur që zbulojnë atë që nuk kanë thënë kurrë më parë. Në kopertinë, ndrin Evi Reçi dhe në Living do të publikojmë pak rreshta nga revista.

»Jam në Tiranë prej gushtit. E mora këtë vendim, sepse doja të merresha më shumë me muzikë. Ndërkohë, kisha marrë edhe disa oferta mediatike në Tiranë dhe Kosovë, por motivi kryesor pse sot jam këtu, është muzika.«

Evi është fëmijë i vetëm, por gjithmonë ka dashur të ketë një motër. “Edhe sot e dua një motër, - thotë ajo për ‘Living’.

Do ta doja dy ose tre vjet më të madhe, sepse ka çaste që ndiej nevojën të flas. Sigurisht që kam shoqen time të ngushtë, por nuk është njësoj. - Të jesh fëmijë i vetëm ndonjëherë është shumë mirë, por ka raste që nuk është edhe aq qejf. - E keqja e të qenit fëmijë i vetëm është se në të mirë e në të keq je vetëm, je në qendër të vëmendjes së prindërve, të cilët merren me ty në çdo sekondë, ndërsa e mira është se je e përkëdhelura, por unë nuk jam e llastuar. Më janë plotësuar të gjitha, por pa më përkëdhelur. Mami, si muzikante që është, më ka çuar që të vogël në kurse muzike, ndaj dhe të mesmen e vazhdova për kanto. Kam pasur fatin që ata shihnin prirjet e mia, më mbështetnin dhe më krijonin kushte që të plotësohesha, por nuk më lavdëronin kurrë. Edhe sot janë kritikët e mi më të mëdhenj. Thonë ‘të lumtë’, ama gjithmonë vjen një ‘por’.”

NGA ELONA JAÇELLARI
FOTOGRAFIA: ARMAND HABAZAJ
FASHION EDITOR: NIKO KOMANI
MAKEUP ARTIST: EVA DIBRA
DEKORI: ICEBERG DECOR

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor