Si të visheni për Pashkë, disa kombinime që duhet t'i provoni menjëherë
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
I qetë, indiferent, dembel dhe shumë i ëmbël... ky është Buddy, një ndër bulldogët e paktë anglezë në Tiranë. Prej shtatë vitesh jeta e Lindës dhe e familjes Fishta duket se ka ndryshuar kryekëput me ardhjen e një pjesëtari të ri me katër putra! Ishte këmbëngulja dhe lutjet e Gerit, djalit të Lindës, ato që e bindën atë të pranonte një qen në shtëpi. Jo se ajo nuk i do katërputrakët, përkundrazi, i do aq shumë sa do që t’i shpëtojë edhe nga rruga. Që në fëmijëri Geri dëshironte të kishte një qen të racës bulldog anglez e në vitin 2011, bleu Buddy-n në Itali.
“Ardhja e Buddy-t në shtëpinë tonë na ndryshoi krejt rutinën, sepse është njësoj sikur të vjen një bebe që ka nevojë për kujdes nga të gjithë,” – thotë Linda. Vështirësitë e para lid- hen me nevojat e qenit, sjelljen e tij dhe përshtatjen me ambientin apo njerëzit e rinj. Nuk ishte e vështirë të edukoje një qen si Buddy, por këtë mision, që në fillim e mori përsipër Geri, ndonëse të gjithë pjesëtarët e familjes lexonin për sjelljet dhe personalitetin e një qeni të tillë. Falë një trajnimi rigoroz, sot Buddy është një qen shumë i edukuar, i cili nuk ka asnjë “njollë në biografi”. Ai nuk ka prishur asnjë orendi shtëpiake e nuk ka ngrënë asnjë këpucë, objekte aq të dashura për qentë.
Linda thotë se Buddy është edhe më i edukuar se fëmijët. Nuk është e vështirë të kuptosh gjuhën e trupit të bulldogut, ndonëse ai nuk ka bisht, sepse sytë e tij shprehin çdo emocion. Përmes shikimit kupton kur është i mërzitur, i lumtur, i trembur apo i prekur. Duke qenë se Linda e ka përkëdhelur shumë, Buddy është tekanjoz dhe kur nuk i plotësohet ndonjë dëshirë, të kthen kurrizin për të shprehur pakënaqësinë. Ndonëse mund të duket i egër, Linda pohon se Buddy nuk ka qenë kurrë problematik. Është i qetë, nuk qan, nuk leh dhe konsiderohet një qen apartamenti, që shkon shumë mirë edhe me fëmijët. Buddy është bulldog në kuptimin e plotë e të vërtetë të fjalës. Është shumë dembel dhe vetëm për të dalë shëtitje, duhen pesëmbëdhjetë minuta që ta përkëdhelësh e ta bësh gati. Mirëpo Buddy nuk ka qenë gjithmonë kështu, sepse kur ka qenë i vogël lodra e tij e preferuar ishte topi, madje edhe frutat, si shalqiri, i ngatërronte me topa e luante nëpër shtëpi. Tani që është shtatë vjeç e gjysmë, Buddy konsiderohet qen i vjetër dhe aktivitetet e tij të preferuara janë gjumi dhe të ngrënët.
“Sa herë më sheh në kuzhinë, është gjithmonë mes këmbëve të mia. Më rri para-mbrapa dhe më shikon aq ëmbël me ata sytë e mëdhenj, vetëm që t’i jap ndonjë gjë,” - thotë Linda. E kush mund t’u rezistojë atyre syve?! Buddy e ka kushtëzuar në shumë gjëra Lindën, por, sipas saj, dashuria që të japin qentë është e paçmueshme dhe të gjitha sakrificat ia vlejnë. Në familjen Fishta, Buddy shihet si fëmija i vogël dhe të gjithë janë të mendimit se kush nuk ka qen, nuk e ka provuar çfarë është dashuria e vërtetë për kafshët. “Të marrësh një qen nuk i bën nder atij, por vetes, sepse, në fund të fundit, ne marrim aq shumë nga ta,” – përfundon Linda. Nga Frensis Lloji
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...