Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Mollët janë një prej frutave më të konsumuara në të gjithë botën. Kjo nuk lidhet me faktin se gjenden në çdo stinë të vitit apo çmimi i tyre modest, por sepse janë të pasura me shumë vlera ushqyese. Mollë përmbajnë antioksidantë dhe shumë fibra natyralë, të cilët ndihmojnë në eliminimin e toksinave dhe lehtësojnë tretjen. Një mollë në ditë nuk mban vetëm doktorin larg për një vit, por furnizon organizmin me shumë përfitime shëndetësore.
Përmirësojnë shëndetin e zemrës/ Mollët përmbajnë fibra të tretshme që ulin nivelet e kolesterolit të keq (LDL) në gjak dhe parandalojnë formimin e pllakave në arterie. Antioksidantët e gjetur tek molla ulin rrezikun e prekjes nga ataku kardiak dhe pengojnë oksidimin e venave të gjakut. Konsumi i përditshëm i mollëve redukton veprimin e radikaleve të lira në organizëm.
Zvogëlojnë rrezikun e prekjes nga sëmundja e Alzheimerit/ Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje neruro-degjenerative që prek të gjitha funksionet e trurit. Sipas studimeve të ndryshme, përqendrimi i lartë i antioksidantëve në mollë ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje. Përveç kësaj, aftësia e mollëve për të parandaluar veprimin e radikaleve të lira mbron trurin nga plakja e parakohshme cerebrale.
Ndihmojnë të humbni peshë/ Mollët janë pjesë e shumë dietave të famshme, madje dietologë që nëse në fillimet e dietës mund të keni kriza urie ta shuani duke konsumuar një mollë. Konsumimi i rregullt i mollëve ul oreksin dhe ndihmon në kontrollimin e marrjes së përditshme të kalorive.
Zbardhin dhëmbët/ Dhëmbë të bardhë dhe buzëqeshje rrëzëllitëse ! Të gjithë e duam këtë gjë dhe shpeshherë u drejtohemi shërbimeve të shtrenjta dentare për ta arritur këtë gjë. Duke qenë se gjatë përtypjes së mollës prodhohet pështymë, kjo e fundit kontrollon rritjen e baktereve që mund të çojnë në dëmtime të dhëmbëve. Për dhëmbë më të bardhë këshillohen mollët jeshile.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...