Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Nga LINDA FISHTA/Fotografia ARMAND HABAZAJ
Edhe pse shqiptarët njihen si një popull mishngrënës, darka e së mërkurës duhet të ketë patjetër peshk. Linda ka përgatitur për ju mbretin e peshqve të ujrave të kripura, kocë në furrë me agrume. Një pjatë e thjeshtë dhe e shëndetshme, e cila bën bashkë të rritur e të vegjël.
Koha e përgatitjes-15 minuta
Koha e pjekjes-35 minuta
PËRBËRËSIT PËR 1-2 PERSONA(ju rregullohuni në bazë të personave): 1 peshk kocë, 2 portokaj organikë, 2 limona organikë, 3 thelpinj hudhër, 2-3 gjethe dafine, 1 degë e vogël rozmarine, vaj ulliri, kripë e piper sipas nevojës.
PËRGATITJA: Ndezim paraprakisht furrën në temperaturën 180° C. Peshkun e larë e thajmë me letër, qërojmë me rende lëkurën e një limoni e të një portokalli dhe më pas u shtrydhim lëngun, të cilin e lëmë mënjanë. Presim në feta limonin dhe portokallin që na ka mbetur. Kocat i kripim nga brenda, fusim brenda 2-3 feta agrumesh dhe i lëmë mënjanë. Në tavën e lyer me vaj ulliri ose të shtruar me letër furre vendosim fetat e agrumeve, hudhrat, gjethet e dafinave dhe rozmarinën. Lëngun e agrumeve e përziejmë me 3 lugë vaj ulliri dhe pak kripë, i përziejmë me pirun dhe më pas e shpërndajmë në tavë. Vendosim sipër kocat, të cilave u hedhim lëkurën e agrumeve. I pjekim për rreth 35 minuta.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...