Make up 1 Prill 2019

Mjaft i bëtë këto gabime me kremin pudër; po shkatërroni lëkurën e po plakeni para kohe

Make up

Kremi pudër është padyshim produkti më bazik, kur bëhet fjalë për makeup-in, e sërish, ndonëse shumë prej nesh, e aplikojnë çdo ditë, ka vend për gabime. Nga formula e duhur, deri tek ngjyra e përshtatshme me tonalitetin e lëkurës, më poshtë do të lexoni disa truke e sekrete që të gjitha femrat duhet të dinë rreth fondatinës.

Si të gjeni hijen e duhur

Mënyra më e mirë për të kuptuar tonalitetin e lëkurës është të bëni provën e dritës natyrale. Aplikoni në pjesën e brendshme të parakrahut dy apo tre fondatina, ato që mendoni që ju shkojnë më shumë, e më pas dilni në dritë natyrale për të parë diferencën. Zgjidhni atë që shkon më mirë me ngjyrën e lëkurë suaj. Nëse keni quka, mos kërkoni një krem pudër që t’i mbulojë ato, por një krem pudër që është natyral me lëkurën tuaj.

Formula e duhur

Kur zgjidhni llojin e fondatinës kini parasysh dy elementë: tipin e lëkurës dhe mbulimin që doni. Kremrat kanë kode të ndryshme: BB, Krem hidratant i pigmentuar, krem  CC, pudër e lëngshme etj

Mund t'ju interesojë gjithashtu: 5 truke si të aplikoni kremin pudër në mënyrë që të qëndrojë gjatë gjithë ditës

Nëse doni një mbulim të lehtë zgjidhni kremrat likuidë, kremrat hidratantë me pigment, apo kremin BB. Më pas formula CC apo kremi pudër kompakt mund t’ju mbulojnë më mirë njollat apo shenjat.

Formula më e mirë për fytyrat me probleme e akne është ajo likuide, me minerale apo pudrat pluhur që nuk bllokojnë poret. Kërkoni për fjalën: "non-comedogenic", sepse kjo fjalë tregon që kremi pudër është i përshtatshëm për fytyrat problematike. Është një plus nëse produkti përmban  zink, acid salicilik;  përbërës që luftojnë aknet.

Kremi më i mirë pudër për lëkurat e thata

Para se të aplikoni fondatinën, sigurohuni që keni një shtresë të mirë kremi hidratant. Kremi pudër duhet të jetë sa më i hollë, në mënyrë që të mos krijojë shtresë mbi shtrsë. Mund t'ju interesojë gjithashtu:  5 shenjat që ju tregojnë se po përdorni fondatinën e gabuar

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor