Astroliving 28 Mars 2019

3 shenjat më besnike të horoskopit që duhet t'i keni shoqe, nuk do ju tradhtonin as në jetë të jetëve

Astroliving

Pas marrëdhënieve dashurore, karrierës, rolit si prind, aftësive për të ruajtur kontrollin, paratë, por edhe karakteristikave si i dashur, e dashur etj duket se yjet kanë një ndikim të drejtpërdrejtë edhe tek miqësitë që ndërtoni. Sigurisht që nuk është e lehtë të ruash një miqësi të fortë, të pastër dhe të papërlyer nga thashethemet, efekti kohë, largësia, impenjimet familjare dhe personale, por tre shenjat e mëposhtme ia kanë dalë mbanë. Kjo nuk do të thotë se duhet t'u mbyllni portën 9 shenjave të tjera, por tre të mëposhtmet janë thjesht më të mirat.

1.Dashi: Të lindurat nën shenjën e Demit janë mikeshat më besnike të zodiakut, të cilat nuk tradhtojnë kurrë besimin e tyre. Ndryshe nga ç’mund të ndodhë me shenjat e tjera, ato vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm miqësitë e krijuara ndër vite, por kjo nuk i pengon t’u hapin dyerve edhe shoqërive të reja. Shoqja Dash është e drejtpërdrejtë dhe nuk flet kurrë pas krahëve.

2.Gaforrja: Gaforret i konsiderojnë miqtë pjesëtarë të familjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për ta. U pëlqen të kalojnë kohë me miqtë, prandaj dhe shpeshherë organizojnë festa për të kaluar sa më shumë kohë bashkë. Vetëm se kur shohin që mungon dashuria dhe sinqeriteti reciprok ato ndërpresin gjithçka.

3.Akrepi: Edhe pse Akrepat mund të duken disi të egër dhe seriozë në pamje të parë, janë miq mjaft besnikë. Janë shumë selektive kur bëhet fjalë për miqësitë e reja, ndoshta edhe për shkak të natyrës së tyre idealiste. Ju pëlqen të falin siguri tek shoqet dhe e mirëpresin këtë gjë edhe prej tyre. Jeni të drejtpërdrejtë dhe të ndershëm me ata që i konsideroni miq. Thoni çdo gjë në sy prandaj shumë prej atyre që afrohen mbesin miq me ju në jetë të jetëve.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor