Keshilla mode 28 Mars 2019

Flasin ekspertët e modës; 3 mënyrat më të bukura për të kombinuar atletet tuaja në pranverë

Keshilla mode

Për të dalë nga mëngjesi deri në darkë atletet janë më praktiket dhe te rehatshmet nga të gjitha. Është në dorën tuaj t’i kombinoni ato që të duken sa më bukur dhe për këtë duhet të tregoheni të shkathët dhe të zgjuar në modelet që zgjidhni. Duhet të bëni blerje të zgjuara! Kura to arrini ti kombinoni dhe për në zyrë dhe për një të dalë në darkë do të thotë që ja kanë vlejtur. Ekspertët kanë sugjeruar 3 lloje kombinimesh :

Për në punë: Ditët kur këpucët me takë thuhej se ishin të duhurat për një punë zyre tashmë janë shumë të largëta. Puna tani është vendi ku mund të eksperimentosh por duke u ndjerë gjithmonë komode. Mund të përdorni madje dhe këpucët apo atletet tuaja të palestrës dhe ti vishni për në punë.  Një shembull është ky më poshtë.

Gjatë fundjavave: Koha është më e bukur dhe e ngrohtë ndaj dhe në fundjava mund të veshim një fustan të lehtë me një xhaketë xhins ose sportive. Atletet do të ishin kombinimi perfekt si në fotografinë më poshtë:

Për një të dalë me shoqërinë pasdite: Dhe për një të takim me të dashurin apo dhe për një të dalë me shoqërinë, atletet  do të ishin shumë në rregull dhe brenda asaj që kërkon darka. Kujdes me përzgjedhjen nuk duhet të jetë as shumë sportive por as shumë klasike. Ekspertët sugjerojnë këtë kombinim të mëposhtëm:

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor