Floket 27 Mars 2019

Do të jetë vera e bjondeve të akullta skandinave, ja ngjyrat më të nxehta të këtij sezoni

Floket

Të qenët bionde nuk është e lehtë. Duhet të përdorësh shampo posaçërisht për këtë ngjyrë (mundësisht atë lejlanë-lexoni më shumë për këtë produkt)! Nëse keni flokë të verdhë, gri apo platin mos mendoni se do të kurseni duke përdorur shampon që përdorë mamaja ose motra. Është e këshillueshme të blini një shampo specifike që i përshtatet nuancës suaj, kjo do të shmangë krijimin e rrënjës ngjyrë portokalli me kalimin e kohës. Do të keni nevojë për maska për të parandaluar këputjen e flokëve! Maskat e bëra në shtëpi me vezë apo majonezë ose maskat e gatshme me proteina janë shumë të mira për ushqimin e flokut dhe forcimin e tij. Por nuk do të vazhdojmë gjatë me këshillat e kujdesit për biondet, pasi këto i kemi përmbledhur në këtë link, por sot do të tregojmë se ngjyra më IN e këtij sezoni, nuk do të jetë biondja e thjeshtë, por ajo Skandinave !

Mund t'ju interesojë gjithashtu: Testi me 4 hapa që do t'ju bëjë të kuptoni nëse ju shkojnë flokët bjonde

Nuancat e ngjyrës së verdhë janë thuajse të pafundme (Gingery Blonde,  Icy blonde, Sandy Blonde (e verdhë rëre), Chestnut Blond,  Light Strawberry Blonde, Blorange etj) por këtë sezon duhet t’i kërkoni parukieres një ngjyrë atë Scandi-Blonde

 

Kjo ngjyrë është shumë afër platinit, por me fije të cilat krijojnë një pamje më të ngrohtë sesa vibrimet e argjendta.

Kombinimi i toneve të ngrohta dhe të ftohta është mënyra e përsosur për të arritur një ekuilibër.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor