Dekorime 28 Tetor 2013

Dhoma e fëmijëve

Dekorime

Jepini fëmijëve tuaj dhomën e ëndrrave të tyre. Me nuancat e jetës reale ju mund të transformoni dhomën e fëmijëve tuaj në një botë imagjinare.

Nëse i referohemi fëmijëve ne moshë të 5-10 vjeç ju duhet t’i përfshini ata në këtë projekt. Gjithashtu duhet të kemi parasysh nëse dhoma do të jetë vetëm për një fëmijë apo më shumë, pasi në rastin e dytë duhet të jemi të kujdesshmë në ruajtjen e hapësirave të secilit dhe shijeve të secilit.

Gjithashtu me mobiliet e vjetra që kemi në shtëpi mund t’i transformojmë në mobilie të përshtatshme për dhomën e fëmijëve. Duhet të mendojmë edhe për ngjyrën e murit, nëse do ta lyejmë apo për dizajnin, nëse do të përzgjedhim letrën e murit.

Në dhomën e fëmijëve duhet që jo vetëm t’i sigurojmë atyre komfort, siguri dhe një oaz privat por edhe të mendojmë për një kënd të vogël ku ata mund të kryejnë detyra e shkollës.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor