Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Gjëja e fundit që një grua dëshiron të dëgjojë pas vizitës tek gjinekologu është fjalia ‘’Ulu, duhet të bisedojmë seriozisht’’, mirëpo Sirin Steele ishte e përgatitur që diçka po ndodhte me të, ndonëse ajo që do të merrte vesh do t’i ndryshonte jetën. Gruaja 36-vjeçare nga Melbourne kishte disa ditë që nuk ndihej mirë dhe të gjitha simptomat (si dhimbjet e vazhdueshme të shpinës, nevoja për të urinuar gjithë kohës apo barku i fryrë) të çonin tek një emër: shtatzëni.
Madje disa ditë më parë, ajo kishte ndjerë diçka të çuditshme të lëvizte teksa bisedonte me të shoqin, por kësaj here lejleku nuk solli një foshnje, por një nga diagnozë të frikshme siç është kanceri ovarian. Menjëherë pas këtyre shenjave, ajo iu drejtuar mjekut të saj, i cili i kërkoi të bënte fillimisht një eko dhe më pas tomografi të kompjuterizuar,
‘’Nuk mund t’u besoja veshëve në ato momente. Unë isha super e shëndetshme, bëj një jetë të qetë dhe nuk kisha patur kurrë në familje raste të kancerit. U acarova doktorin dhe e quajta të paaftë, por rezultat e të gjitha ekzaminimeve tregiuan krejt të kundërtën.'’-rrëfen australiania për ‘’NY Post”.
Megjithatë rasti i saj, një ndër më të rrallët për mjekun e saj gjinekolog, provoi krejt të kundërtën. Sirin kishte një nga format më agresive të kancerit ovarian, i cili kishte një perimetër prej 20 cm dhe peshonte sa një pjepër. Gruaja 36-vjeçare iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm pasi kanceri po rritej në mënyrë të frikshme, ndjekur më pas nga një seri seancash kimioterapi, të cilat zgjatën plot 6 muaj.
Mamaja e dy fëmijëve ka ndarë historinë e saj për shumë gra duke i sensibilizuar të bëjnë sa më shumë vizita gjinekologjike, dhe të mos injorojnë asnjë simptomë.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...