Personazh 25 Mars 2019

"Jam 45 vjeç dhe nëse do ndaloja t'i bija me gur çdo qeni që leh, s'do isha këtu ku jam sot" Majlinda Bregu mirëpret në Sarajevë My Living

Personazh

 

E ftuara e kësaj të shtune në programin My Living" që transmetohet në Living HD ora 18:00 e në Vizion Plus ora 19:40, ishte Majlinda Bregu. Për herë të parë për një kamer televizive ajo  hapi derën e shtëpise së saj dhe tregoi në një bisedë miqësore  stilin e jetesës.   Rrefeu për raportet që ka sot me familjen,   me politikën shqiptare, dhe se si reagon kur shikon sulmet në rrjet. Tek shijojnë të dyja kafen e mëngjesit në shtëpi, që Majlinda pi ndonjëherë dhe dy, Bruna së bashku me Majlindën, politikanen e parë shqiptare me postin më të lartë në arenën evropiane zhvillojnë një bisedë shumë të ngrohtë e miqësore.

Bruna: Ke ndonjë rutinë tënden që e bën para se të dalësh nga shtëpia të cilën ti e respekton kudo që të jesh, Tiranë, Sarajevë, Bruxelle apo kudo tjetër ?

Majlinda: Jo për fatin e mirë nuk kam fillura tek faza e fiksimeve. Zakonisht bëj ritualin e mëngjesit, atë ujin me limon të ngrohtë.

Bruna: Ja uji me limon është një zakon i shëndetshmë për shembull.

Majlinda: Po këto gjërat e vogla mundohem që t’I bëj. Për fat të mirë kam një lokal sa zbres nga shtëpia ku mund të marr direkt lëngun e frutave me gjithë portokallin, karrotën dhe xhinxherin e mundshëm dhe pastaj përvec kafes në shtëpi direkt në punë.

Bruna: Mëngjes nuk konsumon?

Majlinda: Ato gjërat e vogla që hahen në mëngjes, dy biskota ose cornflakes, por kur jam me vrap edhe e bëj më hile.

Bruna: E nis ditën herët, zgjohesh herët?

Majlinda: Unë në zyrë duhet të jem maksimumi në orën 9. Nuk kam gjumë të rregullt, mund të fle herët pastaj zgjohem nga ora dy e mëngjesit, filloj të merrem me celularin dhe të lexoj. Mund të më zërë gjumi në ora dy ose tre dhe pastaj zgjohem në ora 7, dmth varet se si e kam ritmin sepse unë jam dhe shumë pak ne Sarajevë. Jam në Sarajevë vetëm në ditët që duhet të jem në zyrë dhe kam takime këtu. Pastaj është rutina e udhëtimeve dhe me udhëtimet nuk arrij të bëj gjumë të rehtashëm sepse janë oraret e avionëve.

Bruna: Shtëpia shumë e këndshme dhe e rehatshme.

Majlinda; Kjo është një shtëpi me qera, një apartament për të cilin kërkuam gjatë në fillim, por arritëm të identifikojmë një, që është në qendër shumë afër me pjesën e pedonales, ka te aksesueshme pjesën e pazareve dhe nuk është larg me punën.

Bruna: Ke sjellë disa gjërat të tuat në shtëpi.

Majlinda: Kam sjellë disa që më duheshin pastaj pjesa më e madhe e mobiljeve  janë të apartamentit.

Bruna: Çfarë ka tënden këtu, përveç veshjeve patjetër?

Majlinda: Ndonjë filxhan, ndonjë foto, ndonjë jastik të vogël. Isha me fat se gjeta që apartament që kishte shije dhe nuk duhej të ndryshoja çdo gjë.

Bruna: Kush i bën punët në këtë apartament ?

Majlinda: Unë rri shumë pak këtu. Në tre muaj unë kam qënë vetëm 14 ditë në Sarajevë. Nuk është shtëpia aq e madhe sa të të lodhë kështu që ja dal vetë.

Bruna: I bën vetë dhe punët e shtëpisë.

Majlinda: Jam mësuar me më shumë, nuk më shqetëson kjo. Për më tepër kur je vetëm.

Bruna: A fton miq në këtë shtëpi?

Majlinda: Hë për hë kemi ardhur vetëm familjarë. Shumë pak kam pritur shoqe. Kam pritur që të largohet dimri për shkak të rrugës që është shumë e vështirë dhe duhen dy ditë që të jem e lirë dhe t’i kushtohem.

Bruna: Ornela ka ardhur për vizitë?

Majlinda: Jo, jo Ornela nuk ka ardhur për vizitë se Ornela nuk jeton as në Tiranë, jeton në Madrid dhe është më e komplikuar se unë as nuk jam këtu. Të parët që patët fat të më kapnit këtu jeni ju.

Bruna: Mbrëmjet e tua si janë në këtë shtëpi? Për aq kohë sa të duhet të jesh këtu ?

Majlinda: Unë mbaroj shumë vonë në zyrë dhe nuk kthehem dot para orës 6 mbasdite. Gatuaj dhe e kam me qejf atë pjesë, për të ngrënë një darkë, pastaj ka një shpikje kohët e fundit që është Netflix.

Bruna: Pra nuk i preferon restorantet.

Majlinda: Nuk bëj ndonjë heroizëm në këtë pjesë e kam bërë gjithmonë,  e bëj me qejf. Kështu që ato gjëra që bëj me qejf vazhdoj t’i bëj.

Bruna: Çfarë të pëlqen të gatuash?

Majlinda: Nuk i hyj mundimit të tenxherve me gjellë se duke qënë vetëm preferoj këto që bëhën shpejt, pastat, supat, filetot e pulës, një gjë të vogël. Për fat të mirë kemi gjetur disa dyqane që kanë peshkun të mirë, dhe furnizimet nga Tirana nuk mungojnë, me makinë. Djathin  për shembull që mund ta marrësh me vete, në shijen tënde, frutat duke parë që dimri është më i egër dhe ke vështirësi për t’i gjetur. I sjell dikush kur vjen me makinë ose në të kundërt pastaj arranxhohesh.

Bruna: Vazhdon të jesh gjithmonë shumë elegante. Bën aktivitet fizik? A shkon në palestër duke qenë se në Tiranë e frekuentoje?

Majlinda: Nisa dhe këtu se kam një palestër shumë të mirë që është përballë më zyrën. Shumë e madhe e mirë por nuk përputhen dot oraret kollaj. Unë kam qejf që palestrën të kem mundësi ta bëj në mëngjes sepse kam ditën përpara. Mbasditja del nga zyra i lodhur dhe përton të shkosh, por nuk e bën dot gjithmonë. Kështu që kam vendosur të marr një pass ditor sa herë që kam mundësi për të shkuar dhe pastaj ka dhe mundësi alternative.

Bruna: Të cilat janë?

Majlinda: PO ke shtëpinë, mund të bësh plan në shtëpi, ke llastiqet, nëse ke fuqi dheke nerva por mos kujto se ja dal gjithmonë se nuk jam përditë aq në qejf sa për tëbërëdhe ushtrime.

Bruna: Edhe për shkak të kësaj interviste por dhe me herët kam ndjekur daljet e tua nëpublik, gjithmonë për t’u komplimentuiar stili yti veshjes. Pa ekstravaganca, me ngjyra në harmoni me njëra- tjetrën. Kujdesesh vetë ?

Majlinda: Vetë. Unë e di se cfare dua dhe e di cfare me pëlqen dhe sipas pozicionit të punës ku ka edhe një kod veshjeje.

Bruna: Ka ndryshuar disi garderoba jote me postin e ri?

Majlinda: Për fat të mirë kam marrë të gjitha fustanet që kisha kur isha ministre. Edhe gjërat më të trasha për t’i veshur. Kam gjysmën e garderobës të cilën nuk e kam falur që nga koha kur Tefta qepte shumë për mua dhe vazhdoj i marr me vete përpos atyre gjërave që janë të përditshme.

Bruna: Të pëlqen të bësh blerje ?

Majlinda: Më pëlqen të vesh ose të kem gjërat që dua por nuk jam ne pjesën e manisë. Kam dëshirë për të parë, dua të testoj kreativitetin dhe të shoh nëse ka dicka të re. Pastaj kam inetresa të tjera! Diku do ti marrësh një dicka djalit, diku vajzës dhe nuk kam kohë.

Bruna: Vura re se aksesorët që zgjedh janë të vegjël, të cilët sjellin nje elemtn shkëlqimi,jo më shumë se kaq.

Majlinda: Tani që i thua ti filloj dhe i mendoj, por që janë gjëra që bëhen pjesë e jotja. Mbaj mend që në fillim fare, në vitin 1994 një nga rrugët e para jashtë shtetit, në Itali, dhe im shoq atëherë, ne sapo ishim fejuar e thoshte gjithë kohës: Ndërkohe që të gjithë shkonin të rendnin te STANDA, ku kishte rroba. Unë ndaloja tek të gjitha dyqanet që kishin bizhu, vëthë sepse kisha qejf të shihja pjesën e fantazisë se si ishin perktheyr në një art apo një dicka që mund të përdorej për ty. Por në momentin që bëhet pjesë e jotja e statusit tënd e personaliteti tënd, dhe rri më ty, unë nuk e vë re, e vë re ti. Për mua është një gjë e zakonshme. Unazën që ma ka dhënë Ornela per shembull, nuk mungon asnjehërë, është bërë pjesë e imja.

Bruna: Për krehjen dhe për make up, kujdesesh vetë ?

Majlinda: Këtu apo kur jam me udhëtime, gjej dikë,për të bërë krehjen. Kam identifikuar dy tre vende, ku kam mundësi të krihem me qetësi. Pjesa tjetër kudo që të ndodhë.

Bruna: Po për dalje tërëndësishme ?

Majlinda: Bruna nuk i kushtoj aq vemendjesa duket. Ja kam marrë dorën që kur isha në TV vetë. Nuk është problem është pjesë e rutinës. E di këtë gjë qëkur jam 20 e sa vjeç kështu që nuk me shqetëson.

Bruna: Si është për një politikane që për shkak të punës I duhet të jetojë në një vend tjetër ose në vende të tjera. Si e menaxhon ti dhe si e menaxhon familja jotë këtëgjë ?

Majlinda: Po mundohemi ta menaxhojmë te dyja palët sepse është e vështirë. Sigurish që unë them që është më e vështirë për mua sepse jam larg dhe vetëm. Nërkohë është dhe shqetësimi I mamit për fëmijët. Ndjenja e fajit, unë nuk di ndonjë grua që ka vendosur të investojë në karrierë dhe ka një ambicje për të bërë përpara, mos ketë ndjenjën e fajit për fëmijët. Për shembull, dje më thoshtë ajo zonja që kujdeset për fëmijët që djali ka pak hundë dhe unë tani gjithë kohës mendoja: “Uroj mos ketë temperaturë se pastaj do më duhet të kthehem më shpejt. Por dhe shqetësohesh. Kështu që nuk është kollaj për asnjë nga palët. Nuk është kollaj për tim shoq që gjithsesi është në Tiranë dhe duhet të gjejmë mundësitë për t’u kombinuar dhe për t’u takuar në gjysëm të rrugës, diku jo shumë larg nga Tirana që mund të jetë Mali i Zi, që mund të jete Prishtina sepse Sarajeva është më larg. Kështu gjejmë mundësi për të qënë bashkë.

Bruna: Sa herë në ditë dëgjoheni në telefon? Me kë flet më shpesh, me djalin?

Majlinda: Sa herë që ka mundësi. Tani fati i mirë përpos të këqijave të teknologjisëështë video call, të paktën je me kamera dheke mundësi t’i marrësh. Por gjatë ditës vështirë sepse më kap rutina e punëve kështu që vështirë.

 

Bruna: Për të mësuar më shumë rreth punës tënde dhe profilit të punës dotë kisha kënqasi të të mund të bëja dhe një vizitë në zyrë.

Majlinda: Keni ardhur që keni ardhur deri këtu, mirëështë tëvish edhe në zyrë dhe të përdorim këtë dy orëshin sepse pastaj dhe mua më duhet të vazhdoj, por me këtë rast dhe i hidhni një sy, megjithëse do t’ju sugejroja që të kishit mundësi të shikonit pak qytetin, pavarësisht se nuk është koha e mirë.

Bruna: Faleminderit!

Pas një shëtitjeje në këmbë Bruna u ndodh në zyrën e Sekretares së Përgjithshme tëKëshillit të Bashkëpunimit Rajonal.


Si erdhi tek ju ky post?

Majlinda: Nuk erdhi asgjë tek unë, ishte një porces gare i mirëfilltë, për të marrë detyrën dhe në atë proces gare, votimi lobimi dhe të gjitha me rradhë, në fund fare fitova unë dhe Shqipëria, sigurisht në vend të parë Shqipëria dhe pastaj unë.

 

 

Bruna: Nëse mund të me tregosh për stafin, organikën në varësinë tënde, është një stafi madh dhe a ka shqiptarë?

Majlinda: Stafi është i madh, por nuk duam tëna marrin më sysh kaq shpejt, prandaj nuk I tregojmë të gjitha. Ka shqiptarë në staf, ka nga të gjitha vendet. Stafi lokal është nga Bosnja Hercegovina dhe të tjerët pastaj janë në bazë të pozicioneve dhe konkurseve kur hapen.

Bruna. T’u desh kohë që të ambjentoheshe me pozicionin tënd tëri?

Majlinda: Përshtatem shpejt kur e kam ndarë mëndjen. Në momentin që e ke ndarë mendjen, let’s do it. Është e vetmja rrugë.

Bruna: Të gjitha fotot që ti poston në rrjete sociale, në Shqipëri kthehet në lajm.

Majlinda: Ma thonë dhe vajzat e PR këtu, që në momentin që duan të prodhojn një lajm duhet të hedhin një foto timen që të kemi mundësi të na e lexojnë lajmin.

Bruna: Jo gjithmonë komentet që vijnë mbas fotove janë pozitive. I lexon apo preferon mos t’i lexosh?

Majlinda: Dëgjo unë sot jam 45 vjeç dhe nuk pres fare të më ndikojë, të shoh veten apo të kem dyshime për veten për këtë sjellje në komentet e dikujt që nuk më njeh. Gjithmonë do ta shohësh veten në një sulm apo breshëri komentesh të pamerituara. Por nuk më shqetëson asnjë njeri që nuk më njeh dhe që në një moment të caktuar për hir të fasiltetit që i ka dhënë teknologjia nuk ka as emër, mund të paguhet si ndodh rëndom, ka bërthama digjitale që paguhen për të bërë këtë gjë, share të një lajmi apo një antilajmi po për të ndërtuar dhe sulmuar.Asnjë nga këto nuk arrin të më shqetësojë. Më vjen keq që kur shoh komente pozitive, ose mi referojnë, nuk kam kohë t’i përgjigjem, sepse një koment pozitiv mbështetje është gjithmonë për t’u vlerësuar. Por e kam të pamundur të kaloj kohë duke lexuar komente sepse përndryshe do të merresha vetëm më telefonin, FB, IG, Twitter dhe me sa llogari sociale ka sot. Ndaj në këtë pjesë kam një kornizë shumë të mirë. Prandaj nuk me prek dot çdo gjë.

Bruna: Çfarë është për ty lumturia e përkryer ?

Majlinda: Një ditë me shi, në një shtëpi druri, në mes të pyllit ku të kishte dhe pak det. Dhe të kem mundësinë të leXoj në divan me orë dhe tëmos më shqetësojë njeri. Kyështë ideali që imagjinoj, mundësisht më një palë tuta në shtëpi e pa krehur dhe e pa lyer. Të kesh mundësinë të dëgjosh shiun por të kesh dhe gjelbërimin dhe një liqen apo det jashtë.

Bruna: Cila është frika jotë me e madhe ?

Majlinda: Të shoh të lënduar një person që dua.

 

Bruna: Cili është tipari që nuk pëlqen te vetja?

Majlinda: Që nuk di të eci ngadalë dhe të bëj gjëra ngadalë.

Bruna: Po te të tjerët cfarë nuk të pëlqen?

Majlinda: Te të tjerët nuk pëlqej dot rehatinë dhe këtë cekëtinën. Kur shoh dhe takoj njërëz që u duket se jeta e tyre është 2240 mijë vjet dhe e nisin ditën duke u zgjuar nga gjumi në orën 11 dhe pastaj vazhdojnë me një kafe dhe dy kafe dhe nga dreka thonë kismet shohim se çfarë do të bëjmë dhe nuk kanë një program dhe nuk i ngacmon një gjë së brëndshmi dhe nuk kanë një betejë me veten këta janë njerëzit që mua më çmendin fare. Nuk e di se si ja dalin në jetë që të vazhdojnë dhe te ecin pak më tej.

 

Bruna: Në cila rrethana do tëgënjeje ?

Majlinda: Për të mbrojtur një njeri që dua apo diçka që dua.

Bruna: Cili është rrugëtimi yt i preferuar ?

Majlinda: Kohët e fundit ai për në shpi ku takoj kalamajtë.

Bruna: Cilën shprehje përdor më shpesh gjatë ditës.

Majlinda: Varet nga rrethanat. “Rrofsh” nëse jam me shqiptarë, “good” është një nga fjalët që përdor më shpesh në zyrë, dhe pasatj varet nga rrethanat dhe nga gjuha.

Bruna: A ka diçka të cilen e ke bërë dhe je ndjerë keq apo je penduar për atë gjë?

Majlinda: Sigurisht që ka plot gjëra të cilat në një moment kam dashur që të mos i kem bërë. Por nuk besoj se kam gjëra madhore të cilat të kenë ndryshuar rrjedhën time apo të më kenë lënë gjurmë kaq shumësa ta ndjej veten keq.

Bruna: Kush apo çfare është dashuria më e madhe e jetës tënde ?

Majlinda: Dy fëmijët e mi.

Bruna: Cila është gjëndja emocionale momentale ?

Majlinda: Jam racionale, cool ose kullerke do thonin kosovarët. Nuk e di pse gratë fillojnë e bëhen keq kur thonë: “ U plaka”. Ka një gjë aq të mirë kur u rriske, sepse i sheh gjërat, i kupton më mirë, je më e pjekur, jo çdo gjë që të ka alarmuar para disa vitesh të alarmon tani. Ke një lloj sensi vëtëmbrojtje dhe e di se ku nuk duhet ta shqetesosh veten.

Bruna: Cfarë konsideron si arritjen tënde më tëmadhe ?

Majlinda: Atë që nuk e kam bërë akoma.

Bruna: E pritshme nga ti kjo!

Bruna: Çfarë konsideron si mjerimin më të madh për nje njeri?

Majlinda: Të jetë një vetëmashtrues me PHD. Të jetë një njeri që nuk ndalet semashtruari dhe gënjyeri veten.

Bruna: Cila është cilësia më e veçantë që ke?

Majlinda: Nuk gjykoj dhe nuk paragjykoj. Dmth gjëja e fundit që mua më bie ndërmend është që të paragjykoj një njeri dhe mundohem t’i kuptoj dheta ve veten ne pozicionin e secilit, mbase kjo është. Jam kaq e hapur dhe këtu e kuptoj qëështë problemi kryesor që ka një përplasje të madhe. Ngaqë unë nuk paragjykoj dhe jam shumë e hapur pres që të njëjtën gjë ta kenë të tjerët ndaj meje. Por nuk ke gjithmonë të njëjtin kthim të asaj që bën.

Bruna: Cfarë vlerëson tek një mashkull?

Majlinda: Që të jetëi aftë dhe të ketë sharmin të pranojë dobësitë e veta.

Bruna: Po të një fëmër ?

Majlinda: Që të ketë forcën dhe kurajon për të pranuar që të jesh grua është diçka e mrekullueshme.

Bruna: Cili është talenti që do të dëshiroje të kishe?

Majlinda: Unë këndoj, kërcej kudo ku jemi të mbledhur më duket sikur kam shumë talent për të dyja bashkë dhe i bëj me shumë qejf. Do kisha patur qejf që e para të kisha folur pak më shumë gjuhë të huaja dhe pianon është dicka që e kam patur qejf gjithmonë. Kur isha e vogël na conin në kurse dhe e ushtroja por tani mund të bëj vetëm disa nota bazë solfezh. Piano do të kishte qenë një gjë e bukur! 

Bruna: Motoja jote në jetë cila është?

Majlinda: Ka kohë që më pëlqen një thënie e Churchill që thotë:“Në rast se ke vendosur të shkosh diku, nuk do të arrish kurrë nëse ndalon ti biesh me gurë çdo qeni që leh rrugës”

 

Bruna:Edhe kur punoje si Ministre e Integrimit në intervista të ndryshme ke thënë se në Tiranë të pëlqente të ecje më këmbë, nuk merrje makinë. Po këtu?

Majlinda:Më pëlqen të eci edhe këtu por kur është koha e mirë se zakonisht kur është borë nuk ecën dot edhe po të duash sepse është ftohtë dhe ne nuk jemi fare të mësuar me të ftohtë kaq të egër. Por ja si sot kur del dielli edhe mund të ecësh pak, pavarësisht se është pak ftohtë.

Bruna: Si të duket Sarajeva?

Majlinda: Janë njerëzit të butë, janë njerëzit të mirë! Përvec atij problemi qëështë madhor në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor qëështë largimi i të rinjve dhe emigracioni të tjerët që punojnë në institucione janë të edukuar të shkolluar shumë mirë, flasin një anglishte shumë të mirë, pra kanë dëshirë për të bërë gjëra dhe e pranojnë realitetin por duke kërkuar ta ndryshojnë atë jo më nëpërmjet viktimizimit apo nëpërmjet rrebelimit vetëm për inat. Nuk kanë atë ndjesinë, meqënëse ne kemi vuajtur dhe kemi patur luftën në derë tani të bëjmë cfardo lloj gjëje vetëm për të rënë në sy si njerëz të cilët kanë vuajtur dhe kjo është një gjë që i dallon. Me sa kam parë gjatë kësaj kohe boshnjakët kanë një sens humori të paparë dhe një ironi e cila ndonjëherë të habit!

 

Bruna: Cfarë të mungon nga Tirana?

Majlinda: E para më mungojnë njerëzit një herë, më mungojnë fëmijët, më mungon shoqëria dhe kam pak kohë sepse edhe kur jam në Tiranë, 2 ditë janë shumëpak. Atë kohë më duhet të shoh prindërit, motrën dhe kalamajtë dhe kam pak kohë dhe shoh se shoqet kanë filluar pak nga pak ta ndjejnë këtë mungesë, sidomos për atë grup mikeshash të ngushta me të cilat mblidhemi herë pas here.

Bruna: Jam e lumtur që erdha nga Tirana në Sarajevë për të takuar gruan e parë shqiptare që mban një post kaq të lartë në një institucion Europian. Të falenderoj që nuk tregove vetëm për profilin tënd të punës si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal e vlerësova jashtëzakonisht që ndave me ne detaje shumë të ngrohta për stilin tënd të jetesës!

Majlinda: Ajo është vetëm një pjesë kështu që për aq sa pyete do të merrje përgjigje edhe për të tjerat!

Faleminderit! 
Shënim: Intervista e zbardhur nga gazetarja Zhaklin Lekatari është marrë me shkurtime, por videon e plotë mund ta ndiqni më sipër. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor