Pastrimi 25 Mars 2019

Mjaft përdorët zbardhues vend e pa vend, këto janë metodat e vetme që eliminojnë njollat e djersës nga rrobat tuaja

Pastrimi

Pas një dimri relativisht të ftohtë, ka ardhur momenti të mirëpresim zyrtarisht pranverës dhe bashkë me të një nga problemet më të bezdisshme për shumë vajza: njollat e djersës. Pavarësisht se përdorni deodorant, laheni shpesh dhe ndërroni T shirt-et apo veshjet e tjera disa herë brenda ditës nuk mund t’u shpëtoni dot. Megjithatë jo çdo gjë është e pamundur, Living ju propozon në artikullin e sotëm disa metoda shumë interesante si të eliminoni njollat e djersës me përbërës që i keni të gjithë në shtëpi.

1.SODË BUKE PËR NJOLLAT NË VESHJET ME NGJYRË: Siç e kemi thënë edhe më parë, soda e bukës është një nga ato produkte që nuk duhet të mungojë kurrë në shtëpinë tuaj. Gama e saj e përdorimit është aq e gjerë, sa me siguri mund t’i kurseni vetes shumë para nëse e përdorni  për pastrimin jo vetëm të shtëpisë, por edhe veshjeve. Në një legen ose kovë shtoni ujë sipas dëshirës dhe 2 lugë gjelle sodë buke. Zhysni veshjet e njollosura dhe lërini gati gjysmë ore. Nëse vini re se njolla nuk zhduket lehtë fërkojeni me furçë dhëmbësh dhe më pas lajeni me dorë, ose në procesin e zakonshëm në lavatriçe.

2. UTHULL E BARDHË RRUDHI PËR ÇARÇAFËT DHE KËMISHAT E BARDHA: Sa herë që vëmë re njolla në veshjet e bardha apo çarçafë priremi të përdorim zbardhues, duke anashkaluar faktin që ky produkt me përmbajtje acide është aq i fortë sa mund të hollojë copën, ku e keni hedhur më parë. Në vend të tij përdorni uthullën e bardhë të rrushit, heq njollat e djersës me lehtësi dhe nuk dëmton materialin e veshjeve. Hidheni në vend të detergjentit në lavatriçe ose lani me dorë njollat.

3. DETERGJENT ENËSH, SODË BUKE DHE UJË I OKSIGJENUAR:Ky truk është shumë efektiv sidomos për njollat e verdha në këmishat e bardha, të cilat janë edhe më të vështirat për t’u hequr. Në një enë shtoni 2 lugë gjelle sodë buke, disa pika detergjent enësh dhe 1 lugë gjelle ujë i oksigjenuar 3%. Pasi t’i keni përzier mirë e mirë, hidheni mbi njollat e djersës dhe lëreni të veprojë për 30 minuta. Më pas lajeni me dorë ose në makinë larëse.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor