Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
NGA DHURATA THANASI DANERI
Ky i Dhuratës është varianti më i shëndetshëm i hashures. Përvec mjaltit, nuk ka sheqer të shtuar dhe as niseshte për ta trashur. Sot nuk është dita e ashures, por meqenëse është festa e Sulltan Novruzit, mund ta hani një, si pjatë e traditës së bektashinjëve.
Përbërësit: 600 gr grurë, 1500 ml ujë, 4-5 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle kanellë pluhur, 100 gr rrush tê thatë, 180 gr arra të thërmuara, 100 gr kumbulla të thata, kokrrat e një shege mesatare, 1 lugë kafeje kripë të trashë
Përgatitja: Lajmë grurin e ashures dhe e shtojmë në një enë të thellë. Shtojmë ujin me pak kripë dhe e zjejmë në zjarr të ngadaltë për gati 1-2 orë. Pasi gruri është zjerë dhe ka trashur ujin e largojmë nga zjarri dhe i shtojmë kanellën. E përzjejmë mirë. Mëpas shtojmë lugët e mjaltit, kumbullat, rrushin apo dhe fiqtë e thatë . Kumbullat dhe fiqtë i presim në copëza të vogla. E shtrojmë nëpër gota apo enë ëmbëlsirash dhe e mbulojmë me arra të shtypura, rrush të thatë, shegë dhe e pluhurosim me kanellë. Ky është versioni jonë. Shumëkush i shton dhe misra, qiqra.
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...