Astroliving 20 Mars 2019

Sa fatlumë ata që kanë një DASH në jetën e tyre, çfarë ka të veçantë kjo shenjë që e duan të gjithë

Astroliving

Dashi është shenja e parë e Zodiakut dhe lindur në sezonin e pranverës, kjo stinë pasqyrohet më së miri në personalitetin e tyre. Ata kanë një personalitet unik dhe duke qenë se sot, hymë në sezonin e tyre, Living u uron ditëlindjen të gjithë të lindurve nën këtë shenjë, e si kartolinë urimi kemi përmbledhur të gjitha cilësitë e virtytet e tyre më poshtë.

Janë të gatshëm për çdo aventurë, janë në lëvizje gjatë gjithë kohës dhe optimizmi i tyre është ilaç për shenjat e tjera.  Edhe në ditët më të errëta, një dash, do t’ju bënte të ndiheshit mirë gjithmonë, sepse kjo shenjë nuk e sheh asnjëherë gotën gjysmë bosh.

Dashi udhëhiqet nga Marsi, planeti i egos, duke e bërë atë shumë konkurrues ! Një dash e sheh çdo gjë në jetë, si një lojë për t'u fituar. Të jesh me një mashkull të shenjës së dashit, është sikur të kesh pranë një të dashur zemre e shok të ngushtë, sepse qëllimet e tij janë thuajse gjithmonë të mira dhe në mungesë interesi.

Është shenjë e drejtë dhe spontane që nuk lë t’i ikë asnjë çast pa shijuar. Ndodh që njerëzit e lindur në këtë shenjë ndonjëherë të paragjykohen se janë shumë të drejtëpërdrejtë dhe janë të parët që nisin debatet. Por, e vërteta është se ndryshe nga shumë të tjerë, ata kanë guximin për t'ua thënë gjërat në sy.

Duke qenë një shenjë zjarri, njësoj si Luani e Shigjetari, as Dashi nuk mendohet gjatë për lëvizjen e tij të ardhshme. Me një Dash s’ka asnjë shans që të mërzitesh sepse në një mënyrë apo një tjetër do ta gjejnë gjithnjë si t'i bëjnë gjërat interesante.                       

Dashi është shenja më impulsive e gjithë zodiakut. Të lindurit nën këtë shenjë kanë si planet udhëheqës Marsin, i cili njihet ndryshe si planeti i veprimit. Dashi reagon në mënyrë thuajse instiktive aq sa shpeshherë është e vështirë ta ndash nga ky tipar shpërthyes i karakterit të tij. I pëlqen të thotë fjalën e fundit të parën.


Të jesh me një Dash është sikur të kesh burimin tënd të rinisë - kurioziteti i tij fëmijnor premton të të çojë në shumë aventura, dëshira e tij për të kënaqur është e admirueshme, dhe e keni të garantuar që do të keni shumë kujtime të bukura së bashku!

Dashi është një dominues i lindur. I pëlqen të japë urdhëra dhe të ketë gjithmonë situatën nën kontroll. Mos guxoni ta komandoni sepse do ju nxjerrë anën e tij më të keqe.

Dashi është pioner për gjithçka. Janë gjithmonë gati për të vepruar dhe lumturohen kur marrin përsipër të drejtojnë diçka në mënyrë spontane.Konfidenca e tyre i ndihmon të kalojnë të gjithë pengesat dhe s’duan të jenë kurrë ndjekës të të tjerëve. Ata dinë si t’i përgjigjen çdo situate për të dalë në fund fitues. Është e kotë të komandosh një Dash!                                                                            Nuk i frikësohen asnjë lloj rreziku:  Njerëzit e një shenje të tillë do të luftojnë gjithnjë për atë çfarë duan dhe nëse kjo do të thotë të dalin jashtë zonës së tyre të rehatisë. 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor