“Më ka ndaluar të takoj vajzën”, Ledjona u përgjigjet deklaratave të ish bashkëshortit
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
Ky ishte një nga sezonet më të mira për sa i përket bukurisë! Nga koleksioni i plotë Pantone i ngjyrave të flokëve në make-upin e pasarelave me ngjyra të Versaces dhe buzët e kuqe në javën e modës në Paris. Këto më poshtë janë tendencat më të bukura të pranverës / verës 2019 :
Glitter, shkëlqim dhe xixa: Glitterin e pamë në pasarelën e Simone Rocha dhe Missoni, si dhe në modelet e flokëve të Giambattista Vallit. Mbarimi i këtij evolucioni ishte me detajet e ngjyrave të metalit te Valentinos dhe ngjyrat e kristalit të Jeremy Scott.
Thonjtë e ngarkuar: Të gjitha ose asgjë! Përderisa teknikët e thonjve prapa skenave në shfaqje zakonisht kërkohet të aplikojnë manikyrë të ngjyrave neutrale java e modës së Nju Jorkut tentoi të jetë shtëpia e artit më e çuditshme e stinës dhe pranverë / verë 2019.
Balluket extra small: Guido Palau prishi standardin e balukeve për të sjellë ato super të shkurtra në pasarelat e Pradës dhe Miu Miu, ndërsa Sam McKnight në Dries Van Noten krijoi po të njëjtën gjë por jo duke i prerë por duke i modeluar.
Syri “mace”: Aplikimi i penelit të syrit në formën e “cat eye” ishte dhe një nga ato tualete që u spikatën më shumë. Por këtë vit ka qënë pak më i ekzagjeruar se ato që kanë kaluar, një version grafik. Nga Burberry tek Dior të gjithë përdorën këtë lloj lyerje për modelet në pasarela.
Aksesorët e flokëve kanë qenë në rritje gjatë sezoneve të kaluara, nga kapëse, rrathet, beretat etj. Pranverë / verë 2019, pa dyshim është sezoni i rrathëve të kokës, nga stilet elastike të kërcimtarëve në Dior, në versionet e satenave të mëdha tek Prada .
Vetulla të trasha dhe qerpikë të gjatë: Është e vërtetë që kemi parë vetulla të holla në kopertinën e revisës Vogue të 2018 kur pozonte Rihanna por kjo nuk do të thotë që vetullat e plota ikën nga moda! Fendi, Moschino , Jeremy Scott, Dion Lee etj sollën modele me qerpikë të gjatë të dukshëm dhe vetulla po njësj të dukshme .
Ledjona Xheladinaj, në intervistën e parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP 3”, komentoi deklaratat e ish-bashkëshortit t&eu...
“Ferma VIP” një reality show ndryshe që ka sjellë në vendin tonë një program me shumë vlera por edhe për t...
Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në aeroportin Charles de Gaulle të Francës, si pasojë e një sulmi të organizuar...