Floket 16 Mars 2019

Kate Middleton sapo na tregoi cili do të jetë modeli më i pëlqyer i flokëve këtë sezon; ja si t'i përdorni fjongot pa u kthyer në fillore

Floket

Kate Middleton është një nga pjestaret e familjes mbretërore që model të preferuar ka flokët e kapura bisht, por prej kohësh ajo e ka ngritur këtë të fundit , në një tjetër nivel.

Mjafton të rrotulloni rreth bishtit, një shall të mëndafshtë, apo një fjongo dhe ja ku krijuar modelin më IN të kësaj pranvere.

Do të ishte shtëpia e modës Chanel dhe parukieri i shumë figurave të famshme Sam McKnight ai që do të rikthente fjongot në vëmendje.

POR këto të fundit nuk janë një prurje e re këtë sezon, pasi fëmijëria e të gjitha vajzave të vogla ka qenë e mbushur me këtë aksesor shumë të dashur! Por që të mos ngjani si një vogëlushe, do t’ju tregojmë sesi duhet t’i kapni flokët.

Zgjidhni materialin velvet në mënyrë që t’i shtoni disa pikë outfitit tuaj, por duke qenë se në verë ky material është pak sezonit, zgjidhni një teksturë të lehtë.

Guxoni me printet

Mos kini frikë të kapni një bisht të lartë. Nuk do të ngjani si vogëlushe, deri në momentin që pamjen tuaj nuk e ngarkoni me kapëse apo aksesorë të tjerë.

Nëse realizoni një kapje të ulët, sigurohuni që bishtat e fjongos të jenë gjithashtu të gjata sa flokët.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor