Showbiz 14 Mars 2019

Ishte dashuri me shikim të parë, Kate e ka takuar që nëntë vjeç Williamin dhe e dinte si do të përfundonte historia e tyre

Showbiz

Tanimë e dimë që Princ William dhe Kate Middleton u njohën e u dashuruan kur ata ishin të dy studentë në Universitetin e Shën Andreës. POR sipas citimeve të Katie Nicholl në librin Kate: The Future Queen, ekspertes dhe autores së biografive të pjestarëve të familjes mbretërore, Dukesha e ka pëlqyer Williamin që në moshën 9-vjeçare.

Do të ishin të dy në shkollë fillore, koha kur Kate i ra në sy për herë të parë William tek luante hokej. Deri në atë moshë Kate pohon të mos ketë patur asnjë pëlqim për djemtë dhe Will, ishte djaloshi i parë që i tërhoqi asaj vëmendjen.

Në librin e saj “Kate: Mbretëresha e ardhshme”, Nicholl shkruan:

"Edhe pse Kate nuk ishte e interesuar për djemtë, ardhja e një djaloshi të ri në shkollë i kishte tërhequr asaj vëmendjen. Dy institucionet arsimore , përkatësisht shkolla fillore Ludgrove dhe St Andrew organizonin shpesh ndeshje dhe gjatë njërës prej tyre Kate do të pëlqente Princin e vogël.

Më kujtohet kur William erdhi për të luajtur hokej, "thotë ish-mësuesi i Kate, Denise Allford." Të gjithë fëmijët ishin kureshtarë të dinin se përse aq shumë makina ndaluan atë ditë  në rrugë! Ishte e pazakontë për ta të shihnin thjesht një fëmijë që shoqërohej nga aq shumë persona.

Natyrisht, fjala u përhap që William ishte në kampua e të gjithë donin ta shihnin atë. "Ishte hera e parë që Kate pëlqeu një djalë, e shumë vite më pas ajo do të dashurohej me të e të ishte nëna e tre fëmijëve të tij “ A nuk ngjan si një përrallë me fund të lumtur?

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor