Showbiz 14 Mars 2019

Almeda Abazi ndan moment special me ndjekësit; kjo video do t’ju ëmbëlsojë ditën

Showbiz

Po bëhen pothuajse dy vite nga momenti që bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, vendosi t’i thonte ‘’PO’’ aktorit të famshëm turk Tolgahan Sayman, në një ceremoni përrallore në Beverly Hills.

Nga ajo kohë e deri më sot, çifti i mirënjohur kanë qenë pothuajse të pandarë me njëri-tjetrin dhe shumë shpejt lumturisë së tyre do t’i bashkohet edhe një pjesëtar i ri: një trashëgimtar mashkull, që siç ka thënë mami Almeda do të rritet në frymën e zakoneve si shqiptare, dhe atyre turke.

 Këtë lajm ata e ndan me fansat që në fillimet e shtatzënisë dhe që atëhere Almeda ka qënë e pranishme në çdo moment në rrjetet sociale. Ditën e djeshme ajo ka publikuar një video në të cilën dallohet barku i saj i rrumbullakosur. Ditën ikin dhe koha po afron që ajo të bëhet mami për herë të parë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor