Ëmbëlsira 13 Mars 2019

Tortë e thjeshtë me luleshtrydhe

Ëmbëlsira

Receta nga Linda Fishta; fotografia Armand Habazaj

Përbërësit për tavë 22-24 cm: 170gr miell 1 vezë e madhe 125gr Buttermilk (ose 80gr kos+45 ml qumësht+disa pika limoni) 80gr gjalpë i butë 1-1/2 lugë kafeje sodë për ëmbëlsira 300gr luleshtrydhe pak kripë 225gr sheqer 1 bustinë vanilje

Përgatitja e Buttermilk: përziejmë kosin me qumështin dhe hedhim disa pika limon. I lëmë ashtu për 5 minuta dhe pastaj e kemi gati për përdorim.

via GIPHY

Përgatitja e tortës:

Ndezim furrën në 180°. Lyejmë tavën me gjalpë e miell. Në robot, me opsionin e përgatitjes së brumit, përziejmë gjalpin me sheqerin derisa të bëhen si shkumë, shtojmë vezën, “Buttermilk”-un dhe vaniljen. Nëpërmjet një site shtojmë miellin me sodën pjesë-pjesë, pa e ndërprerë përzierjen në robot. Pasi të kemi hedhur miellin dhe kemi si rezultat një brumë homogjen, e hedhim brumin në tavë, vendosim sipër luleshtrydhet të ndara në copa jo shumë të vogla, i hedhim sipër një lugë sheqer pluhur dhe i pjekim në furrë për 10 minuta me 180° dhe më pas, për 40/45 minuta me 160°. Bëjmë provën me kruajtëse dhëmbësh e cila duhet të dalë e thatë.

Shënim: Nëse doni ta zbukuroni tortën me krem luleshtrydhesh, mjafton të grini në një blender 100gr luleshtrydhe + 100gr sheqer pluhur + lëngu i ½ limoni. Pasi t’i keni grirë dhe si rezultat të keni një krem homogjen, hidheni sipër tortës kur ajo të jetë e ftohtë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor