Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
Do të ishin vetë qytetarët ata që përmes një sondazhi online, do të zgjidhnin që festimet e Ditës së Verës të shtyheshin më datë 17 mars, pra këtë të dielë. Sinoptikanët kanë parashikuar që e enjta e këtij muaji, dita që përkon me këtë festë paganë, do të ishte e mbyllur dhe e vrenjtur, me "shi me gjyma" siç u shpreh kryebashkiaku, ndaj për të mos prishur të gjitha aktivitetet e organizuara për atë ditë, u mor vendimi.
Të dielën, qyteti është në festë dhe kalendari i aktiviteteve është aq i ngjeshur sa mund të kaloni gjithë ditën jashtë e sërish mos të jeni të pranishëm në çdo ngjarje.
Bashkia e Tiranës mori vendimin gjithashtu që 17 marsi të shpallej ditë pa makina, duke e kthyer bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në pedonale për këmbësoret.
Lista e aktiviteteve që do të mbahen të dielën:
SHESHI SKENDERBEJ
-ORA 09:00 PANAIRI I GJELBER
-ORA 09:00-15:00 Përformanca artistike
– Shkolla të ndryshme të Tiranës
– Grupi Polifonik nga Ansambli i Tiranes
– Tirana Art Fest
– Festivali Ritet e Pranverës
– ORA 10:00 TEATRI I KUKULLAVE – Shfaqja 3 Derrkucet 1 ore
– ORA 10:00-13:00 COOKING ZONE – Gatime nga femijet
– ORA 09:00-15:00 KENDI I PEDIATRIT
– ORA 09:00-15:00 PIKTURO QYTETIN TEND
-ORA 09:00-15:00: PANAIRI I SIPEMARRJES
-ORA 10:00- 13:00 PANAIRI I LIBRIT
-ORA 10:00- 13:00 LOJËRA POPULLORE “KTHIM NË TRADITË”
BULEVARDI DESHMORET E KOMBIT
-ORA 09:00-15:00 AKTIVITETET E ECOVOLIS Lojërat e dikurshme të rrugës
– ORA 09:00-15:00 SPORT ZONE
· Kids Atletik
· Vendosja e Koshave të Basketbollit
· 7 fusha mini tenisi.
· Dy rrjeta portative Volejbolli
· Tavolina Ping Pongu etj
-ORA 09:00-15:00 Panairi i Njesive Administrative- Perballe Hotel Dajtit
-ORA 10:00-15:00: Performanca artistike nga grupe kercimi hip hop dhe latin.
Banda e Qytetit: Performancë festive nga Parku Rinia, Pedonale, Sheshi Nënë Tereza dhe Parku Liqenit
SHESHI NENE TEREZA
– ORA 12:00-14:00: Shfaqje me motorra Red Bull FMX Shoë Albania. Sheshi “Nënë Tereza”.
– ORA 14:00-00:00: Summer On. Koncert me artiste te muzikes moderne shqiptare. Sheshi “Nënë Tereza” Perpara sheshit te Akademia e Arteve. Artistet kryesor do te jene: Dafina Zeqiri, Majk, Irkenc Hyka, Michael Tsousopulos, DJ etj.
ZONA E ISH-BLLOKUT
ORA 12:00-00:00 Street Party. Ne rrugen “Pjeter Bogdani”- Dance Stage me DJ shqiptar dhe nderkombetar. Ne rrugen “Brigada e VIII”- Live stage. Me grupet me te mira muzikore rock, pop, funk.
LIQENI ARTIFICIAL
· Koncert i Orkestrinës së Liceut Artistik “Jordan Misja
· Shoë Hair nga Elgon
· Sirea Film Academy – Aktivitete rinore
· Aktivitete sportive (futboll, basket, pingpong, volej, crossfit, taëkondo, animatore)
· Amfiteatri Tiranës – Festivali Pranveror i Kërcimit
· Notarët – Panairi i instrumentave muzikore popullore tradicionale
· Kendi i Kryqit te Kuq
· Padilioni kinez – Kitarat në Park
· Fushat e tenisit – Këndi i bizneseve
· Panairi i artizanëve
· Moli Varkave – Sunny Vibes – Festa vazhdon deri në mesnatë
· Kampionati i kanoeve
· Moli Henri Dynant – Kampionat peshkimi
· Fari – Balonat e festës.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...