Kujdesi per trupin 12 Mars 2019

Mësoni njëherë e mirë çfarë është normale t’ju ndodhi gjatë periodave dhe çfarë jo

Kujdesi per trupin

Ato mund të na ndikojnë fizikisht dhe emocionalisht. Gjakderdhja e menstruacioneve të rënda nuk është normale. Të qenit i shtrirë në shtrat me dhimbje nuk është normale. “Përmbytja” e rrobave tona, ndjenja e mungesës të energjisë, jetesa me një mangësi të hekurit dhe përjetimi i ngadalësimeve dhe uljeve hormonale që ndikojnë në disponimin tonë dhe rrjedhimisht në veprimet dhe marrëdhëniet tona, nuk duhet të jetë 'pjesë normale e të qenit grua'.

Nëse jeni nga ato njerëz që i përjetoni keq dhe me gjakderdhje të shumta është normale sipas Komisionit Australian në Sigurinë dhe Cilësinë në Kujdesin Shëndetësor (ACSQHC)"periodat e rënda” janë një përvojë shumë personale dhe gratë që kanë pasur gjithmonë perioda të rënda shpesh do të mendojnë se kjo është thjesht mënyra e tyre por ndonjëherë disa nga shkaqet më të zakonshme përfshijnë një çrregullim të koagulimit të gjakut. Trajtimet për gjakderdhje të rëndë menstruale rekomandohet vetëm nga mjeku. Për këtë bisedoni me mjekun tuaj i cili mund t'ju ndihmojë të zgjidhni opsionin e duhur të trajtimit për ju.

Dhimbja menstruale është e zakonshme. Ajo shfaqet një ditë para apo ditën e pare të menstruacioneve. Pas pubertetit intensiteti i dhimbjes duhet të bie, kështu që nëse dhimbja menstruale tek ju vazhdon të rritet, duhet të konsultoheni me doktorin. Simptomat e dhimbjes menstruale janw: dhimbje në pjesën e poshtme të barkut dhimbje koke marramendje.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor