Shtatzania 12 Mars 2019

Të gjitha gjërat që duhet të dini për rënien e flokëve pas shtatzënisë

Shtatzania

Zakonisht  tre muaj pas lindjes  mund të vini re grumbuj flokësh që bien kur bëni dush. Por pse ndodh kjo, dhe a ka ndonjë gjë që mund të bëni në lidhje me humbjen e flokëve pas shtatzënisë? Ne pyetëm Stephen Pullaniat, një konsulent (mjek të flokëve) nga Philip Kingsley një klinikë në Nju Jork, për të gjetur arsyen.

Humbja e flokëve  paslindjes është krejtësisht normale dhe e zakonshme, shpjegon Pullaniat. Ja pse: Gjatë shtatzënisë tuaj rritet niveli i estrogjenit, duke shkaktuar që flokët të rriten më shpejt ose të qëndojnë njësoj në fazën që nuk ju vjen cikli. Por pas lindjes së foshnjës (ose ushqyerjes me gji), nivelet e estrogjenit kthehen në normalitet ... dhe kështu flokët tuaj do të bëhen njësoj si më parë.

Mund të zgjati rreth një vit: Për disa gra, humbja e flokëve paslindjes zgjidhet në një kohë prej gjashtëmuajsh. Por, meqenëse është e lidhur me hormonet tuaja, ndryshon, që do të thotë se mund të zgjasë dhe me shumë maksimumi një vit.  

Ndoshta nuk mund t’I ndaloni por mund të kudjeseni për to: Është diçka hormonale, prandaj nuk mund të bëni shumë. Duke pasur parasysh se flokët janë inde jo thelbësore, trupi juaj automatikisht do t'i japë përparësi nevojave të tij për energji nëse diçka tjetër ka nevojë për më shumë vëmendje. Me fjalë të tjera, faktorë si stresi, ushqimi i dobët dhe mungesa e gjumit - të gjitha të zakonshme për nënat e reja - mund të përkeqësojnë humbjen e flokëve të paslindjes.

Hani mirë, flini gjumë dhe mos u stresoni: Është e vërtetë që një fëmijë në fillmiet e tij kërkon një vëmëndje nga mamaja 24 orë në 24 të 7 ditët e javës. Megjithatë, Pullaniat thekson rëndësinë e bërjes së një përpjekjeje për t'u dhënë përparësi dhe vetes.

Mund të prisni flokët tuaj: Pjesa psikologjike e humbjes së flokëve të paslindjes është e rëndësishme dhe një prerje e re  flokëve ndoshta do t;ju bëjë të ndiheni më mirë dhe më ë bukur.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor