Kujdesi per fytyren 12 Mars 2019

Filler apo Botox? Cili është i duhuri për ju? Mësoni ndryshimet dhe kur përdoren ato

Kujdesi per fytyren

Së pari, ne nuk ju fajësojmë nqs jeni të hutuar që nga titulli dhe deri tani keni menduar se janë e njëjta gjë!  Dhe filleri dhe botoxi të dy injektohen në lëkurën tuaj duke përdorur një gjilpërë ( nga një dermatolog ose një kirurg kozmetik i certifikuar) por kanë një ndryshim:

Le të fillojmë me Botoxin, i cili përdoret për të relaksuar muskujt e fytyrës që shkaktojnë linja dhe rrudha.  Përveç substancës që injekton botoxi ka dhe emra të tjerë si Dysport dhe Xeomin, që bëjnë të njëjtën gjë por më i njohuri është Botoxi sepse përdoret më shumë.

Filleri: Vetë emri ju jep një indikacion për atë që bën mbush, në këtë rast, linjat dhe zonat të cilave i ka ikur elasticiteti. Ka lloje të ndryshme të mbushësve(fillerave) si acidi hialuronik dhe mbushësit e kalciumit (si Radiesse). Dermatologu juaj do të ndihmojë në përcaktimin e llojit që duhet përdorur në varësi të zonës që po mbushni dhe sa të thellë janë rrudhat e krijuara në atë zonë.  

Ka një rregull që duhet ta dini: Nëse rrudhat dhe linjat në fytyrën tuaj shfaqen vetëm kur ju bëni mimika të caktuara atëherë përdoret botoxi nëse ato janë të dukshme dhe kur fytyra është në qetësi dhe në gjëndje të relaksuar atëherë duhet të pyesni mjekun se cilin kimikat duhet të përdorni.  

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor