Aksesore 11 Mars 2019

Me këto dy truke, këmbët tuaja nuk do të vijnë më kurrë erë edhe nëse vishni balerina pa çorape

Aksesore

Stina e pranverës jo vetëm që ka rizgjuar natyrën dhe hormonet, por ka sjellë një pamje më të freskët në garderobën e gjithësecilit prej nesh. Pallot, peliçet, xhupat e trashë që peshojnë thuajse 10 kg, çizmet dhe këpucët u kanë lënë vend veshjeve dhe këpucëve më të lehta. E duke u ndalur tek këpucët, duhet të pranojmë që me një palë balerina mund të pushtoni botën. Përveç se janë shumë komode nuk kanë lidhëse, taka të larta apo mbërthecka të bezdisshme dhe mund të kombinohen me gjithçka: fund, fustan, jeans, jumpsuit etj. Por një ndër problemet më të mëdha që shkaktojnë është era e keqe e këmbëve, sidomos nëse përdorni balerina prej kastori dhe lecke.

via GIPHY

Me siguri edhe ju keni një palë të tilla në garderobë dhe jeni skuqur sa herë jeni detyruar t’i hiqni diku, aq më tepër kur i mbathni zbathur pa çorape. Një ndër tendencat e këtij viti është pikërisht veshja e këpucëve dhe balerinave pa çorape. Living ju tregon si të hiqni erën e keqe nga balerinat me dy truke të thjeshta :

1.Sodë buke e përzier me niseshte dhe pudër bebeje: Kombinimi i ketyre përbërësve do të neutralizojë pH-in e djersës së këmbëve, redukton bakteret dhe largon erën e keqe nga balerinat. Në një enë shtoni 1 lugë çaji me niseshte, sodë buke dhe pudër bebeje dhe hidheni brenda balerinave. Përhapeni në të gjithë sipërfaqen dhe më pas futini në një qese me zip në ngrirje dhe lërini gjatë gjithë natës. Të nesërmen në mëngjes era e keqe nuk do të ndihet më, kurse ftohtësia ndihmon këmbën të mos rrëshqasë kur vishni balerinat pa çorape.
2.Uthull molle, llak flokësh dhe gjethe dafine: Në një gotë shtoni sipas dëshirës uthull molle, spruconi më pas llak flokësh dhe vendosni dy ose tre gjethe dafine për një orë. Pasi të hiqni gjthet e dafinës, përdoreni lëngun e mësipërm për balerinat tuaja. Njomni pjesën e brendshme me anë të një tamponi pambuku dhe lërini të thahen në temperaturë ambienti. Të nesërmen do të duken si të paveshura më parë.
Këshillë: Nqs nuk doni që këmbët të vijnë erë të keqe, kujtohuni t’i lani 4-5 herë në ditë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor