Astroliving 10 Mars 2019

Martesat ''bien'' nga qielli, ja cila shenjë do të marrë së shpejti propozimin e madh sipas Meri Shehut

Astroliving

Prej gati 10 ditësh kemi hyrë zyrtarish në muajin mars, i cili përveç se lajmëron ardhjen e pranverës, shoqërohet edhe me një lloj rizgjimi e rilindje edhe për shenjat e horoskopit. Gjumi letargjik dimëror i ka lënë vend energjive dhe planeve të reja. Madje shumë shpejt një shenjë fatlume do të marrë edhe vendimin e rëndësishëm për t'u martuar. Për më tepër lexoni si më poshtë:

Dashi. Sot mund të gjenden rezervat ekonomike e materiale për të bërë realitet një ëndërr, një udhëtim apo një takim me dikë të dashur.

Demi. Sot është një ditë ku do merrni përgjigje pozitive për kërkesat dhe qëllimet tuaja si dhe do bëni realitet një marrëdhënie që kishit ëndërruar.

Binjakët. Do keni mundësinë të realizoni një martesë e cila dukej e pamundur ose një bashkëpunim të mirë i cili më në fund ju jep fat.

Gaforrja. Një plan shumë i rëndësishëm dhe një takim shumë i mirë ju çon atje ku do donit sidomos në çështje ligjore dhe kontakte me jashtë. Keni martesë të dytë.

Luani. Do përparoni në planet dhe çështjet familjare si edhe në një çështje ekonomike ku do fuqizoni pozitat tuaja. Do keni takime intime të fuqishme.

Virgjëresha. Në planin personal dhe ligjor do forconi pozitat tuaja. Një bashkëpunim i rëndësishëm dhe një martesë e rëndësishme ju pret.

Peshorja. Jeta juaj e përditshme do kthehet në një përrallë të bukur ku çdo ditë do marri ngjyra të këndshme duke ju përcjellë pozitivitet.

Akrepi. Do keni një ofertë shumë të rëndësishme dhe një ndjesi të fortë erotike dhe romantike. Qëllimi juaj bëhet partneri që e dëshironi për të ndryshuar ngjyrat e jetës më në fund.

Shigjetari. Ju pret një etapë e bukur pune dhe fantazie e romantizmi në ambientin ku jetoni. Filmi i jetës tuaj do fillojë të luhet aty. Mos ikni ju, do vijnë të tjerët tek ju.

Bricjapi. Dashuria dhe takimet romantike do bëhen qëllimi më i prekshëm. Do lidheni fuqishëm me njerëzit që doni dhe do takoheni në vende romantike.

Ujori. Një plan i rëndësishëm që lidhet me familjen dhe ekzistencën tuaj të bollshme materiale vihet në funksionim. Do merrni apo do fitoni shumë para.

Peshqit. Ka ardhur momenti të realizoni fantazitë tuaja dhe ëndrrat tuaja. Me një sulm të vetëm dhe të fuqishëm mund të rrëzoni çdo pretendent që do të futet në jetën dhe fatin tuaj.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor