Këngëtari i njohur grek, Dimitris Kokotas pëson arrest kardiak
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Receta nga Linda Fishta; fotografia : Armand Habazaj
Përbërësit për 6 tarta të mesme
Për brumin Frola:
250gr miell ● 125gr gjalpë i butë ● 70gr sheqer ● 2 të verdha vezësh ● ½ sodë për ëmbëlsira ● lëkura e grirë e një limoni bio
Për kremin pastiçeri:
250ml qumësht me yndyrë ● 2 të verdha vezësh ● 65gr sheqer ● 40gr miell ● lëkura e grirë e një limoni bio
Përgatitja e kremit pastiçeri:
Në fillim përgatisim kremin pastiçeri. Përziejmë gjysmën e sheqerit me miellin, lëkurën e limonit dhe qumështin në një tenxhere të vogël. E vëmë tenxheren në flake të ulët dhe e lëmë të ngrohet duke e përzierë vazhdimisht me rrahësin e vezëve me dorë. Kur të jetë ngrohur, por të mos ketë marrë valë, e heqim mënjanë. Rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin që na ka mbetur dhe këtu shtojmë ngadalë përzierjen e qumështit që kemi te tenxherja. E përziejmë mirë dhe e hedhim tani të gjithë përzierjen në tenxhere dhe e vëmë në flake të ulët duke e përzierë përsëri me rrahësin e vezëve me dorë derisa të marrë valë, duke e lënë të ziejë për 3 minuta. E lëmë të ftohet të mbuluar me letër plastike për kuzhinë, në kontakt direkt me kremin.
Përgatitja e brumit Frola:
Përziejmë miellin, kripën dhe gjalpin derisa të kemi një përzierje si thërrime të vogla. Hapim një gropë të vogël në mes dhe hedhim të verdhat e vezëve me sheqerin, lëkurën e grirë të limonit, sodën dhe një lugë ujë. E përziejmë me dorë derisa të kemi një brumë homogjen (brumin mund ta përgatitni direkt në robot nëse dëshironi). I japim brumit formë të rrumbullakët, e mbështjellim me letër plastike për kuzhinë dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Pas kësaj kohe e marrim brumin dhe e ngrohim pak me duar për ta zbutur. E hapim me petës dhe mbulojmë me të 6 format e tartave. E shpojmë bazën e tyre me pirun dhe i pjekim në furrë për 15-20 minuta afërsisht ose derisa të kenë marrë pak ngjyrë (kujdes që të jenë pjekur edhe poshtë). Kur tartat e pjekura të jenë ftohur, i mbushim me krem pastiçeri dhe i zbukurojmë sipas dëshirës me fruta të freskëta. Ruhen në frigorifer
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...