Ish asistentja e paditi për ngacmim seksual, reagon Vin Diesel
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Zakonisht, njerëzit në rrugë apo institucione na bëjnë përshtypje për një karakteristikë të veçantë që mund të kenë. Për shembull, për ngjyrën e syve, për ecjen, për krehjen e flokëve, për makijazhin apo për mjaft elemente që, me kalimin e viteve, kthehen në personale. Eneida Hysi është nga ato zonja të reja, që në kompaninë Tring bie në sy për një element që e ka kthyer në unik: askush nuk do të guxonte të vishej si ajo. Ekstravagante, do të thoni ju? Jo! Aspak. Por çfarë e bën atë të veçantë dhe të ndryshme nga të tjerët? Jua shpjegojmë thjesht.
Eneida Hysi është një zonjë e re 35-vjeçare, e cila në profesion është financiere. Punonjësit e dallojnë lehtë të qeshurën dhe ecjen e saj elegante. Eneida, në masa trupore është XXL, por vishet sikur i përket një bote extra small. Kjo, në fakt, ka ardhur natyrshëm tek ajo. Pesha e Eneidës është rritur gradualisht dhe ajo nuk e ka menduar se, me rritjen e saj, mund të ndryshonte edhe pak stilin e veshjeve që mban. Financierja nuk hoqi dorë nga asnjë mani, dizajn apo ngjyrë në veshje edhe pasi pesha e saj shkoi më shumë se 80 kg dhe centimetrat e saj vazhdonin të ishin 1.63…
Stili që ruan, është i njëj të: rripa, kopsa dhe veshje me bel të ngushtë, që i nxjerrin në pah qartësisht jo vetëm peshën, por dhe një ecje simpatike. Kur e pyesim se përse nuk i mbulon përmasat e saj, ajo shikon me çudi. “I mbuloj më së miri, - na sqaron. - Nuk e shikoni?” Në fakt, ne shohim të kundërtën. Eneida bën pjesë tek ato vajza të kolme, që gati-gati duket sikur është e lumtur me mbipeshën e saj dhe, në fakt, bën mirë. Të ndjerët keq me veten nuk ndihmon askënd.
“Pesha ime përpara se të lindja, ishte 65 kg, - thotë Eneida. - Pas lindjes, mendova se do të rifitoja trupin që kisha. Rritja e kilogramëve në trupin tim erdhi gradualisht dhe nuk po e ndieja që po shëndoshesha shumë, - vazhdon financierja jonë. - Më pas, pavarësisht se pesha po rritej dhe trupi gjithashtu mori forma të tjera, sërish nuk hoqa dorë nga veshjet e ngushta. Nuk e kuptoja pse nuk duhej të mbaja një minifund për shembull, apo një pallto të ngushtë. Ndërsa shkoja në dyqane, kërkoja të njëjtin stil”. Megjithatë, ajo nuk duket aspak e ekzagjeruar në këtë veshje slim dhe në masë XXL. Financierja ka gjetur një ekuilibër, të cilin e kuptojmë teksa e shikojmë me veshje serioze. Sot, Eneida ka nisur të shqetësohet paksa për peshën dhe po praktikon palestrën. “Mendoj se duhet të dobësohem, por jo sepse nuk më rrinë mirë veshjet. Me to vazhdoj të ndihem rehat”, thotë ajo duke buzëqeshur. Nuk e pranon në asnjë moment se duhet të mbulojë në ndonjë rast peshën saj. “Nuk e ndërroj stilin për shkak të kileve të tepërta që kam marrë (të cilat, për hir të së vërtetës, nuk janë pak, por plot 20).
Mjafton të mos dukem jokorrekte dhe për mua gjithçka është në rregull”, - sqaron ajo mbi këtë kuriozitet tonin. Edhe më i theksuar bëhet ky iluzion i Eneidës kur i duhet të shkojë në evenimente e darka të ndryshme. Ajo vishet gjithmonë klasike, por stili që mban në trup është si i një modeleje. Ndaj Eneida Hysi, ashtu si dhe në këto fotografi, duket sikur ka dalë nga filmat e viteve `30: e bukur, e shëndetshme, glamour dhe me ndjesi elegante. Nga Matilda Terpollari/ Fotografia: Armand Habazaj
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...