Aktualitet 7 Mars 2019

Samsung sjell në Tiranë 3 smartphone UNIK; Revolucioni që bëri S10-a

Aktualitet

“Galaxy S na mundëson të futemi në një epokë të re teknologjike”  kështu do të shprehej Matthew Jinkyu Jeon, president i Samsung Electronics Adriatic dhe këtë do e besonim pas ngjarjes së sotme.
Në katin e 23-të të ndërtesës më të lartë në Tiranë, Hotel Plaza, u mbajt eventi e cili na çoi shumë më larg sesa kjo lartësi. Gjatë prezantimit të tri pajisjeve unike Galaxy S10,  S10 + dhe S10e, të gjithë të ftuarit që patën mundësinë të preknin nga afër këta telefonë të zgjuar, duket se përqafuan një tjetër dimension 

Në kohën kur rrjeti është pushtuar nga sfida #10yearschallange, me plot bindje mund të themi se nëse Samsung do të ishte bërë pjesë, e sigurtë që kjo kompani do e fitonte këtë sfidë.  Para 10 vitesh  Samsung, kompania që po ridimensionon botën e televizorëve, smartfonëve, pajisjeve që mbahen në trup, tabletëve, aparateve digjitale,  do të hynte në botën e telefonave të zgjuar me smartphone-in S1 e sot në Hotel Plaza, një dekadë pas lançimit të të parit Galaxy S, Samsung solli linjën e re të smartfonëve Galaxy S10 në Shqipëri, vetëm pak ditë pas premierës botërore.

Bota e smartphoneve po evoluon dhe 10 vite nga lançimi i gjenerates S, Samsung vjen me novacionet më të fundit në tre elementët kryesor si ekran, kamera dhe performancë.

Tre smartfonë të rinj me ekrane dinamikë, kamera superiore dhe më shumë funksione janë projektuar për të përmbushur nevojat specifike të tregut të sotëm  të smartfonëve dhe çdo pajisje ofron një eksperiencë të pakrahasueshme për çdo përdorues.


 
Tri kamerat e aparatit celular do të shkrepin fotot që mund të shndërronin çdokënd në një “influencer të rrjeteve sociale” brenda javës.

Kamera white 16 megapiksel, kamera e dyte me lenten “zoom optical” e cila ruan cilësinë e fotos dhe kamera Ultralight e cila ka rrezen e shikimi 123 grade, aq sa syri, mund të kapë çdo imazh që shquajnë sytë tanë.

Me një ekran të ri dinamik AMOLED, një kamera që ofron një lente ultra të gjerë, performancë inteligjente dhe karikim të shpejtë, Galaxy S10 u ofron përdoruesve më shumë zgjedhje dhe vendos standarde të reja për smartfonët.


Nuk ka dyshim që seria e Galaxy S ka qenë gjithmonë një sinonim i inovacionit që u jep përdoruesve një përvojë të pabesueshme.  Sot, 10 vite pas smartfonit të parë Galaxy S edhe përdoruesit më kërkues apo skeptikë, do të  shohin sesi smartfoni më i fundit kënaq shijet dhe përmbush risitë e fundit në ekran, kamera dhe performancë .


 
Me hardware dhe software të nivele të larta, funksione krejtësisht të reja për të përmirësuar performancën e inteligjencës artificiale dhe Wi-Fi, Galaxy S10 është pajisja më inovative e Samsung deri më sot. Si smartfoni i parë me HDR10 +  të certifikuar, ekrani i tij shfaq një përmbajtje të gjallë digjitale me spekter të gjerë të ngjyrave për foto sa më reale dhe plot shkëlqim.


 
Galaxy S10, Galaxy S10 + i Galaxy S10 në tregun shqiptar do të jenë të disponueshme nga dita e nesërme.  Më  shumë informacion mbi Galaxy S10 gjeni në: http://www.samsungmobilepress.com, news.samsung.com/galaxy ose www.samsung.com/galaxy.
Për të rejat më të fundit, ju lutemi vizitoni faqen e risive më të fundit të Samsung në adresën: http://news.samsung.com.

Samsung frymëzon botën dhe është modeli i së ardhmes me idetë dhe teknologjitë e tij transformuese.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor