Astroliving 6 Mars 2019

Janë gjithë kohës me turinjtë e varur, ja cilat janë dy shenjat më të ngrysura të horoskopit

Astroliving

Disa njerëz kujtohen për shenjën e horoskopit vetëm atëherë kur dëgjojnë parashikimin ditor kalimthi në TV ose radio, ose mund ta lexojnë në faqen tonë (neve ua këshillojmë fort këtë të fundit pasi Paolo Fox është më i miri). Kurse të tjerë besojnë se horoskopi është një dritare e hapur, e cila mund të zbulojë shumë për karakterin e tyre. Nuk ka rëndësi se tek cili grup bëni pjesë, pasi yjeve nuk mund t’u shpëtojë njeri. Dhe mesa duket kur bëhet fjalë për horoskopin, dy janë shenjat serioze që nuk u buzëqesh buza kurrë.

1.PESHORJA  Jeni në një grup mes miqsh dhe dikush sapo tha batutën e shekullit, të gjithë po qeshni përveç…hmm përveç një Peshoreje të ngrysur që si gjithmonë nuk përfshihet në frymën e grupit dhe s’i qesh buza kurrë. Shenja më perfeksioniste e horoskopit njihet gjithashtu për shpirtin e saj kritik, ftohtësinë dhe karakterin jo shumë dashamirës në marrdhëniet që krijon me miqtë dhe të afërmit.

2.Bricjapi: Bricjapi njihet si një ndër shenjat më të organizuara të zodiakut, por në të njëjtën kohë edhe një nga ato shenja që nuk e pranon lehtë shakanë dhe të bërit humor. Serioziteti i saj arrin deri në atë pikë sa të keqinterpetojë çdo batutë dh eta marrë si një sulm personal. Edhe pse është një shenja shumë karizmatike, Bricjapët e humbasin këtë veçori në momentin që bien pre e provokimeve dhe lejojnë gjaknxehtësinë të flas në emër të tyre.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor