Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Të sjellësh në jetë një fëmijë është një nga ato ngajrje që të ndryshon katërçipërisht jetën, dhe me këtë nuk i referohemi thjesht procesit të lindjes, qoftë ky i fundit natyral a me prerje cezariane. E megjithatë Nicole Ziesermer, 31-vjeçarja amerikane nga Michigan, me siguri nuk do ta harroj kurrë lindjen e dy binjakëve të saj. Qëkur mori se ishte shtatzënë, bëri një pakt me bashkëshortin për të mos zbuluar gjininë e fëmijës që prisnin, derisa ai/ ajo do të hapte sytë për herë të parë.
Gjithçka kishte shkuar shumë mirë gjatë 9 muajve të pritjes së ëmbël, Nicole ushqehej shëdetshëm, bënte yoga pothuaj tërë kohës dhe kishte ndjekur me përpikmëri të gjitha rekomandimet e mjekut të saj obstetër. Ajo vendosi të kryente lindje natyrale në shtëpi, në prani të një mamie dhe bashkëshortit Matthew, pa përdorur asnjë qetësues, por vetëm kompresa akulli, dushe me ujë të ftohtë dhe meditim e yoga. Por ja që gjërat nuk shkuan aspak siç priste. Në momentin që i plasën ujërat, filloi edhe kalvari i vërtetë i vuajtjeve. U detyrua të shkonte menjëherë në spital, ku solli në jetë dy vajzat e saj pas 45 orësh në sallën e para-lindjes. Një lajm që la gojëhapur dy prindërit e rinj që nuk ishin në dijeni të një fetusi të dytë brenda barkut të mamasë së re.
Kërkoi menjëherë të bënte epiduralin, por sërish peripecitë e lindjes nuk kishin të mbaruar. Lindja e Blake, vajzë, shkoi shumë mirë, por Cade lindi pas 12 minutash dhe e gjithë kjo situatë futi në panik mjekët e ''Spectrum Hospital''. Djali peshonte vetëm 1 kg e 850 gr dhe u vendos menjëherë në inkubator pasi shfaqi probleme me frymëmarrjen. Në një intervistë për ''ABC News" ajo ka folur hapur rreth problematikave të shtatzënisë dhe u sugjeron të gjitha grave të mos provojnë kurrë lindjen në shtëpi.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...