Astroliving 6 Mars 2019

Gjithë fajin për Kaosin Emocional që po përjetoni e ka tërheqja e Mërkurit; ja kur do të shihni ditë të bardha

Astroliving

Merkuri është duke dalë nga shenja e fundit e horoskopit, Peshqve, për t’ju bashkuar Dashit ! Deri më tani nëse jeni ndjerë emocionalisht të turbullt, fajësoni këtë fenomen astrologjik. Por edhe për pak javë, Mërkuri do të jetë i tërhequr në shenjën e Peshqve, duke sjellë jo vetëm dramën e zakonshme,  ngërçet në komunikim, vonesat e udhëtimeve dhe gabimet e teknologjisë, por një kaos total emocional që  do t’ju mbajë deri më 28 mars.
Pas kësaj periudhe ju do të ndiheni gati të ktheheni në realitet, e të zgjidhni të gjitha çështjet emocionale, që me pak fjalë i keni ekzagjeruar gjatë kohës kur Mërkuri ishte në prapavijë.
Kjo nevojë për të nxituar dhe për të lëvizur është edhe më e fuqishme, pasi Peshqit janë shenja e fundit e zodiakut dhe ka të bëjë me përfundimin e gjërave, duke përfunduar ciklet dhe duke u përgatitur për fillimet e reja.

Merkuri në prapavijë ju bën thirrje të përqendroheni në imagjinatën tuaj, në lidhjet emocionale dhe në mënyrën se si i komunikoni ndjenjat tuaja tek të tjerët. Merkuri dëshiron t’ju frymëzojë kreativitetin dhe dashurinë, por për shkak të natyrës së ndjeshme të shenjës ku ndodhet (Peshqit), ju do të ndiheni shumë të tronditur edhe nga gjërat më të vogla. Ankthi, vështirësia në shprehjen e emocioneve dhe kufijtë e paqartë me të tjerët do të jenë çështjet më të mëdha me të cilat do të ballafaqoheni këtë muaj.
Por në fakt, ekziston edhe një lidhje e dobët midis Merkurit dhe Venusit, planetit të dashurisë, i cili zbut çdo ngërç nga prapavija e Mërkurit dhe premton “dritë” në marrëdhëniet tuaja. Hëna e re në shenjën e Peshqve menjëherë pas këtij fenomeni astrologjik është një tjetër tregues që gjëra më të mira janë në horizont. Living 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor