Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Heather Muir prej 13 vitesh ka punuar si estetiste, kështu që testimi i trajtimeve të reja është pjesë e punës së saj. Normalisht kjo gjë duket si një nga anët e mira të profesionit të saj, por vetëm dy javë më parë, Muir testoi një trajtim që e traumatizoi. Ajo mori një ftesë nga një agjente reklamash për të provuar një trajtim të ri fytyre, duke e siguruar që kishte kaluar të gjithë filtrat dhe ishte i sigurt për përdorim. Sërish Muir dëshironte të verifikonte deri në fund sigurinë e produktit përpara se ta aplikonte në fytyrë, sepse atë pasdite kishte për të bërë një xhirim dhe fytyra e saj duhet të ishte gati për të dalë përpara kamerës.
Agjentja e garantoi se produkti ishte mjaft i sigurt dhe ajo iu nënshtrua trajtimit. Që në fillim e ndjeu se diçka nuk po shkonte mirë. Filloi të kishte dhimbje dhe shumë shpejt filloi t’i digjte fytyra sikur ta kishte vënë në zjarr. Ajo në mënyrë të përsëritur ia shprehu këtë shqetësim agjentes së reklamave, por ajo i tha se me shumë mundësi fytyra e saj ishte më e ndjeshme se normalja.
Por në 13 vite testime të njëpasnjëshme, Muir asnjëherë nuk e kishte përjetuar një gjë të tillë. Estetistja i këshilloi të pinte ujë që të duronte djegien, por dhimbja po bëhej e padurueshme. Atëherë nuk mundi të duronte dhe shkoi për ta larë masën që kishte aplikuar në fytyrë. Kur doli përpara pasqyrës, lëkura e saj ishte e acaruar, e skuqur, e djegur e si e gërvishtur. Tashmë kanë kaluar dy javë dhe fytyra e saj ende nuk e ka marrë veten plotësisht. Ajo këshillon të gjitha vajzat e tjera që kur ndiejnë se diçka nuk shkon, të dëgjojnë zërin e tyre të brendshëm, të mos vënë në rrezik veten, vetëm për të qenë të sjellshëm përpara parukieres, estetistes apo kujtdo./BURIMI ''PËR NËNAT"
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...