Astroliving 5 Mars 2019

Njohje të reja, propozime për martesë dhe tradhti, Paolo Fox zbulon si do të ndryshojnë lidhjet në çift gjatë marsit

Astroliving

DASHI: Në dashuri keni nevojë gjithashtu për qetësi, sidomos ata që kanë pasur probleme gjatë shkurtit. Të divorcuarit mund të përjetojnë takime të veçanta. Gjatë muajit mars do të përjetoni emocione të bukura, sidomos ata që janë në kërkim të një dashurie të re. Marrëdhëniet në krizë do të karakterizohen nga një periudhë reflektimi për të marrë vendimin e duhur. Probleme do të kenë ata që kanë dy lidhje njëherazi. Bëni mirë t’i shmangni kompromiset dhe të tregoheni të qartë. Tradhtitë paguhen dhe disa nga ju do të debatojnë fort në datën 21, ditë kur Hëna është e plotë.

DEMI: Në aspektin sentimental, muaji mars s’është shumë në favor. Kjo është thjesht një periudhë reflektimi. Të gjithë ata që duan të martohen apo të bashkëjetojnë, është më mirë të shfrytëzojnë muajin e majit. Nëse keni plagë të pashëruara nga ish-partnerët, do të debatoni me partnerët aktualë. Fundjavat e para të muajit s’do të jenë shumë të favorizuara.

BINJAKËT: Përpiquni që nervozizmin tuaj profesional të mos e përcillni edhe në marrëdhënien tuaj. Nëse jeni të detyruar të punoni shumë e të rrini larg shtëpisë, mos i merrni gjërat kaq lehtë, sepse mund të ketë pasoja. Mos besoni kaq shumë në mirëkuptimin e të tjerëve pasi gjithçka e ka një kufi. Nëse në janar dhe shkurt keni pasur probleme të vogla, tani duhet t’i ndreqni. Në datën 13 Venusi kalon në shenjën tuaj dhe do të keni mundësi të mira që të flisni e t’i shpjegoni gjithçka partnerit. Shumë nga të lindurit në shenjën e Binjakëve nuk kanë durim. Kërkoni një fillim nga e para, i cili nuk bazohet në ndjenja pozitive, por vetëm nga dëshira juaj për t’iu shmangur gjërave. Takime interesante për ata që janë vetëm.  

GAFORRJA: Ndjenjat janë më të favorizuara këtë muaj, e megjithatë ju mbeteni të pakënaqur. Çiftet me dashuri të konsoliduar nuk duhen të tremben, por pak ftohtësi në marrëdhënie do të vihet re. Komunikimi do të mungojë. Nëse debatoni për të ardhmen e fëmijëve, reflektoni sa më shumë, pasi debatet do të jenë aq të forta sa zor t’i zgjidhni. Do të ndjeni nevojën që të rrini vetëm, të mbylleni në një dhomë dhe të gjeni pak qetësi që partnerët të ndihen në faj për atë që ju kanë bërë. Ju këshillojmë të bisedoni në datat 15 dhe 16.

 

LUANI: Në aspektin sentimental nuk ka shumë gjëra të reja. Më së shumti duhet të punoni me marrëdhëniet që keni pasur në të shkuarën. Kush nga ju është ndarë dy vitet e fundit, të gëzojnë tani pasi më në fund do të ndihen të lirë. Datat 11 dhe 18 do të karakterizohen nga debate me një person që s’i ka shumë të qarta idetë. Dëshira juaj më e madhe është të përcaktoni njëherë e mirë nëse një lidhje ia vlen apo jo.

VIRGJËRESHA: Puna vjen para gjithçkaje për ju. Dashuria është gjithnjë në plan të dytë. Ndjenjat nuk do të jenë aspak të qarta. Të divorcuarit tregohen shumë  të rreptë me veten dhe s’i pranojnë njohjet e reja, sidomos femrat që janë shumë kritikuese. Ata që janë të lidhur prej kohësh, ndihen disi të bllokuar për shkak të debateve që i përkasin shtëpisë. Për ju ka rëndësi të keni në krah partnerët e duhur, me të cilët të ndani shqetësimet dhe që ju dhurojnë qetësi. Datat më problematike do të jenë 6 dhe 13.

PESHORJA: Për fat të mirë, dashuria duket sikur zgjohet me ardhjen e pranverës. Nëse jeni vetëm prej kohësh, mos u mbyllni në shtëpi. Martesat dhe bashkëjetesat e nisura gjatë dy viteve të fundit po shkojnë mirë, por duhet të përballen ende me disa sfida dhe pengesa. Nëse nuk përballeni në kohë me kontradiktat e mosmarrëveshjet dhe qëndroni në heshtje, rrezikoni që të akumuloni shumë tension brenda vetes dhe të plasni një “bombë” në fund të vitit. Mos rrini duarkryq, nëse keni dëshirë të përjetoni emocione të reja, mos ngurroni. Flirtet favorizohen ndjeshëm sidomos në datat 22 dhe 26 mars, kur mund të ndodhin takime interesante.

AKREPI: Në këtë periudhë dashuria nuk është në qendër të vëmendjes për të lindurit në shenjën tuaj, por situata do të përmirësohet në fund të muajit. Marsi është një muaj gjatë të cilit do të ndieni nevojën të distancoheni nga persona që humbasin kohë. Marrëdhëniet sentimentale në dukje të vështira mund të shkëputen ende pa nisur mirë. Tejet e tensionuar paraqitet gjendja në javën 11-18 mars. Historitë që lindin në fund të muajit do të jenë të koklavitura. Në fakt, jo për shkak të debateve apo konflikteve, por sepse ju vetë nuk jeni fort të gatshëm karshi dashurisë. Shmangni tensionet e tepërta, që mund të çojnë në kriza dhe përpiquni të sqaroheni me persona që nuk i doni më në jetën tuaj. Është muaj vendimtar.

SHIGJETARI: Në dashuri, emocionet do të jenë në pikë kulmore. Ndjenjat janë të forta dhe ju ndiheni entuziastë. Dihet tanimë, të lindurit në shenjën e Shigjetarit, kur bien në dashuri, e marrin me vrull të madh dhe, nëse nuk zhgënjehen, vazhdojmë me të njëjtin hov edhe më tej. Nëse ndonjëri prej jush nuk ka dëshirë ta hapë zemrën për shkak të përvojave negative të së shkuarës, të mos ia vërë fajin pozicionimit të planetëve, por të shohë brenda vetes. Mos refuzoni njohje të reja, që mund të lindin nga takime të papritura. Nga data 18 mars, emocionet do të dyfishohen dhe rreth datës 26 mund të merrni një lajm të bukur. Nëse keni në plan të martoheni apo bashkëjetoni përgatituni të përballoni një provim të rëndësishëm.

BRICJAPI: Dashuria kërkon ende mund, por çiftet që duhen vërtet dhe kanë hasur probleme gjatë shkurtit tani kanë gjetur qetësinë. Mërkuri favorizon njohjet e reja. Në çift mund t’ju lindin disa probleme, si për shembull, nëse njëri nga partnerët punon më shumë nga sa duhet, qëndron gjatë jashtë shtëpisë apo nuk i kushton kohë partnerit/es. Nëse bashkëjetoni me dikë, mund të përballeni me debate të kota që lindin fare pa shkak. Kujdes mes datave 8-10 mars dhe 22-24 mars. Nëse doni të martoheni apo të nisni bashkëjetesën, është periudhë e frytshme që do të kulmojë në mesin e vitit.

UJORI: Jeta në çift është më e lehtë për t’u menaxhuar. Është periudhë e favorshme edhe për ata që duan të bëjnë fëmijë. Nëse në të shkuarën keni tentuar të përjetoni një histori të rëndësishme, por pa sukses, tani mund ta provoni përsëri. Mund të uleni e të bisedoni për projekt afatgjata. Këto ditë do të merrni lajme të mira në lidhje me ndonjë shitblerje apo transaksion tjetër financiar, që do të ketë ndikim edhe në raportet familjare. Stresi është në doza të larta, por me imagjinatën që ju karakterizon do të kapërceni çdo shqetësim.

PESHQIT: Dashuria në këtë periudhë rikthehet në rol protagonist. Jeta në çift po bëhet gjithmonë e më e planifikueshme, edhe pse keni ende pasiguri të shumta. Kujdes me marrjen e ndonjë kredie apo me pjesëmarrjen në ndonjë ortakëri, sepse mund të hasni pengesa e vonesa. Edhe pse të dashuruar, stresi i punës mund t’ju detyrojë t’i shtyni disa plane në çift si bashkëjetesa apo martesa. Është situatë më mëdyshje të shumta, por jo e vështirë. Thjesht jeni të shqetësuar. Periudha më e favorshme për dashurinë do të nisë pas datës 26 mars, kur Venusi do të nisë ndikimin e tij pozitiv në shenjë.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor