Albano Bogdo : Vajzat më duan se jam i pasur, ndaj kam 4 vite single dhe mendoj se do qendroj beqar
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Këto produkte ushqimore kanë gjetur “ formulën” e vërtetë të një “jete” të pavdekshme.
Mjalti: Mjalti shpesh quhet "ilaçi i Zotit" dhe ka shumë përfitime. "Mjalti në të vërtetë është përdorur për kujdesin e plagëve në disa kultura për aftësinë e tij për t'i rezistuar natyrshëm baktereve", thotë Dr. Elizabeth Trattner nga mjekësia kineze. Ai gjithashtu nuk skadon asnjëherë: Disa arkeologë gjetën mjaltë 3,000-vjeçare dhe ishte krejtësisht i ngrënshëm.
Uthulla: Përveç se ka një sasi të pabesueshme të përfitimeve shëndetësore, si ndihma për humbjen e peshës dhe si një ilaç natyral i stomakut, i cili mund të qëndrojë gjithmonë në dhomën tuaj. Sipas “Eat by date” uthulla e bardhë, açeto, gjithashtu nuk kanë datë skadimi. "Për shkak të natyrës dhe acidit që përmban, uthulla është vetë-ruajtës dhe nuk ka nevojë për ftohje", sipas Institutit “The Vinegar”.
Misri: Pavarësisht se si ruhet misri, ai sigurisht që meriton një vend në listën e ushqimeve të “pavdekshme.” Për sa kohë që nuk laget - gjë që shkakton lidhjen e molekulave të niseshtesë me molekulat e hidrogjenit - dhe mbahen në një vend të thatë dhe të ftohtë, ai nuk prishet dhe mund të përdoret.
Kripa: Kripa ka ekzistuar prej miliarda vjetësh, prandaj nuk është çudi që ajo zgjat përgjithmonë. Ajo është përdorur shpesh për të mbrojtur ushqimet nga myku dhe bakteret.
Albano dhe Baby G, teksa qëndrojnë në oborrin e “Ferma VIP”, kanë treguar historite e tyre të dashurisë ndër vi...
Ish-Missi dhe modelja shqiptare, Sara Gjordeni, e cila u bë e famshme për pjesmarrjen e saj në Big Brother, është revoltuar me koment...
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...