Personazh 4 Mars 2019

Kush janë dy bebet e Elia Zaharisë, pas të cilëve princesha "lë kokën"

Personazh

Shkëputur nga Revista Living
Për afro dhjetë vite në Paris, qytetin e modës, kam mësuar se moda është ajo që të shkon e mbi të gjitha, të përshtatet. Është e rëndësishme të jesh vetvetja, ndaj kurrë nuk kam preferuar të ndjek një modë që bie ndesh me natyrën time. Nuk më shkojnë p.sh. elementet “që bërtasin”. Më shumë e gjej veten te thjeshtësia, finesa, eleganca, pra, stili i rafinuar. Në të përditshmen preferoj të jem ujë e sapun, ndërsa në raste të veçanta të kem një tualet natyral. Prirem drejt bizhuterive e ngjyrave diskrete, të përmbajtura. I jap rëndësi materialeve për t’u ndjerë sa më rehat, si kashmiri në dimër apo mëndafshi në pranverë-verë. Herë pas here argëtohem duke stiluar vetë fustanet e mia, apo bizhutë. Kjo më jep kënaqësi dhe më shkëput nga rutina. Gjatë vizitave zyrtare jashtë Shqipërisë, gjithmonë vishem nga stilistët tanë. Dëshira ime është promovimi dhe reklamimi i elementeve tradicionalë që i vlerësoj shumë, ndaj në këtë editoral jam veshur me dizajnues shqiptarë. Tradita dhe kultura janë pasaporta jonë më e mirë në botë. Jemi me fat që kostumet tradicionale i kemi aq të pasura dhe të larmishme.

PRAN VERËN (s)e DUA !
Problemi im i madh: pranvera! Aq sa e shijoj, aq sa e dua për ngjyrat, aromat, dritën, ngrohtësinë, aq edhe më sfilit me polenet. Nëse gjatë vitit zgjohem nga alarmi i orës, në pranverë zgjohem nga teshtimat e mia.

Vuaj nga alergjia.

DY “bebet ” E MIA
Jetën time e kanë zbukuruar Cookie dhe Tiara, dy bebe të racës boxer që princi m’i dhuroi për ditëlindje. Është dhurata më e bukur që kam marrë, pasi çdo ditë përjetoj aventura të reja. Përfshihem e tëra në lojëra me ta dhe koha e lirë fluturon. Janë aq të lezetshëm... I dua, i dua, i dua...!!!

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor