Astroliving 3 Mars 2019

Mjerë kush i ka në derë, si reagojnë këto 6 shenja horoskopi kur kapen mat duke tradhtuar/PJESA 2

Astroliving

Gjëja e fundit që do të donit të merrnit vesh është se partneri apo partnerja po ju tradhton, megjithatë askush nuk është imun ndaj kësaj gjëje. Dhe këtë nuk e konfirmojnë sociologët, por astrologët të cilët kanë përcaktuar gjithashtu si reagojnë shenjat e horoskopit kur nisin një marrëdhënie paralele. Me date 1 mars ju zbuluam si reagonin 6 shenjat e para të horoskopit kur i kapnit me presh në duar duke tradhtuar, lexoni Grindavecë, ironikë dhe kritikues ndaj partnerit, ja si reagojnë shenjat e horoskopit kur tradhtojnë/PJESA 1tani duhet të mësoni si reagojnë gjashtë shenjat e mbetura të  horoksopit.

Peshorja sillet si adoleshent i dashuruar: Të lindurit në shenjën e Peshores përpiqen të gjejnë ekuilibrin në gjithçka që bëjnë, dhe mesa duket dëshirojnë të mesmen e artë edhe kur i vënë brirët partnerit/partneres. Kur tradhtojnë sillen sikur të ishin adoleshentë të dashuruarit. Bien shumë në sy pasi fillojnë t’i kushtojnë më shumë rëndësi veshjes, flojëve dhe çdo gjëje që përfshin pamjen e jashtme, ndaj nuk hapini sytë mirë kur vini re ndryshime të tilla.

Akrepi është i qetë dhe i pagabueshëm: Na vjen keq për këtë që do të themi, por probabiliteti për të zbuluar Akrepin tradhtar është 0. Ai,ajo tradhton me shumë mençuri dhe qetësi absolute.

via GIPHY

Shigjetari është i drejtpërdrejtë: Shigjetarët tradhtojnë kur nuk janë më të kënaqur me partnerin e tyre, dhe kur u zbehet joshja fizike. Por para se partneri të dyshojë për tradhti, ata e pranojnë vetë të parët dhe janë të parët që kërkojnë t’i japin fund.

Bricjapi tradhton ,por jo shumë gjatë: Bricjapi tradhton vetëm atëherë kur partneri i tij, saj rehatohet dhe mendon se gjithçka është në rregull me lidhjen e tyre. Megjithatë është shumë i lidhur me familjen dhe nuk heq dorë prej saj për një flirt të shkurtër

Ujori është martir i besnikërisë: Meshkujt dhe femrat me këtë shenjë, shumë rrallë tradhtojnë. Për ta është më e lehtë t’i japin fund se të futën në një labyrinth gënjeshtrash e amshtrimesh.

Peshqit janë të padeshifrueshëm: Peshqit mund të duan më shumë se një partner dhe të sillen njëjtë ndaj të gjithëve. Janë të padeshifrueshëm dhe të paqartë me veten, por edhe personin në krah, pasi bien në kurthin e mashtrimeve që nuk kanë kurrfarë kuptimi.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor