Astroliving 3 Mars 2019

Pranvera do të ndryshojë jetën e të gjitha shenjave të horoskopit, ja ç'parashikon Paolo Fox për muajin MARS

Astroliving

Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit janë ende në një fazë eksperimentale, por krahasuar me vitin e kaluar, gjërat që do të bëni, nuk do të kalojnë pa rënë në sy. Këtë vit do të ndërtoni nga e para gjithçka që ju kanë shkatërruar dy vitet e fundit. Edhe pse rezultatet s’do të duken bindëse, prapë do të keni sukses. Horoskopi është interesant për ata që kanë aktivitet privat. Potenciali juaj do të dyfishohet pas datës 20, kur Dielli hyn në shenjën tuaj. Java 25-31 do të jetë shumë e favorizuar. Telefonata dhe mundësi të reja do të paraqiten. Të hënën e datës 18 do të jeni më bindës se kurrë. Urani do të largohet nga shenja juaj dhe kjo do t’ju sjellë qetësi, edhe atyre që nuk gjejnë kurrë qetësi. Në dashuri keni nevojë gjithashtu për qetësi, sidomos ata që kanë pasur probleme gjatë shkurtit. Të divorcuarit mund të përjetojnë takime të veçanta. Gjatë muajit mars do të përjetoni emocione të bukura, sidomos ata që janë në kërkim të një dashurie të re. Marrëdhëniet në krizë do të karakterizohen nga një periudhë reflektimi për të marrë vendimin e duhur. Probleme do të kenë ata që kanë dy lidhje njëherazi. Bëni mirë t’i shmangni kompromiset dhe të tregoheni të qartë. Tradhtitë paguhen dhe disa nga ju do të debatojnë fort në datën 21, ditë kur Hëna është e plotë. Kjo është një fazë rikuperimi edhe në aspektin fizik. Jupiteri do të ndihmojë të gjithë ata që kanë nevojë për terapi. Kjo periudhë do të karakterizohet nga një lodhje e madhe fizike, sepse të lindurit në këtë shenjë janë të pandashëm. Bëni kujdes në datën 15.

Demi: Ata që kanë ndërmarrë një iniciativë këto dy vitet e fundit, më në fund tani do të marrin një përgjigje pozitive. Studentët që janë përgatitur këta muajt e fundit, të bëjnë çmos për të rënë në sy pasi idetë e tyre janë bindëse. Do të ndiheni më të sigurt dhe do të përfitoni më shumë falë ndihmës së një mikut tuaj që do të dijë t’ju këshillojë. Personat që punojnë si të pavarur do të jenë më të favorizuar. Do të realizoni një projekt të rëndësishëm brenda muajit maj. Ky është momenti të zgjoheni sadopak dhe të rrezikoni. Marsi do të jetë shumë impenjativ për ju, rrjedhimisht nuk do të kaloni shumë kohë me familjen apo partnerët. Në aspektin sentimental, muaji mars s’është shumë në favor. Kjo është thjesht një periudhë reflektimi. Të gjithë ata që duan të martohen apo të bashkëjetojnë, është më mirë të shfrytëzojnë muajin e majit. Nëse keni plagë të pashëruara nga ish-partnerët, do të debatoni me partnerët aktualë. Fundjavat e para të muajit s’do të jenë shumë të favorizuara. Do të keni debate edhe në familje apo me prindërit për shkak të disa investimeve. Bëni kujdes mos shkatërroni gjithçka në zemërim e sipër. Pas datës 27 gjërat do të shkojnë më mirë. Bëni durim një marrëdhëniet prind/fëmijë. Marsi do të jetë i lodhshëm, por jo shumë problematik. Do të ndiheni disi nervozë për shkak të kalimit të Marsit në shenjën tuaj. Ju këshilloj vetëm të mos lodheni më shumë se ç’duhet.

Binjakët:Ky është një muaj i rëndësishëm për marrëveshjet apo kontratat e nënshkruara që duhet t’i rishikoni. Kush nga ju ka një aktivitet privat, është momenti të vendosni nëse ia vlen vërtet apo jo. Shumë nga ju janë larguar në një kompani tjetër apo kanë bërë lojëra për t’u paguar më shumë, gjë që s’ka shkuar shumë mirë. Llogaritë nuk po ju dalin shumë mirë dhe tani do të përballen me probleme serioze. Brenda jush ndieni se diçka po ndryshon apo duhet të ndryshojë. Fakti që s’e dini ende se çfarë kjo “diçka” ju nervozon edhe më shumë. Pas datës 20, gjërat do të bëhen më të qarta për ju. Përpiquni që nervozizmin tuaj profesional të mos e përcillni edhe në marrëdhënien tuaj. Nëse jeni të detyruar të punoni shumë e të rrini larg shtëpisë, mos i merrni gjërat kaq lehtë, sepse mund të ketë pasoja. Mos besoni kaq shumë në mirëkuptimin e të tjerëve pasi gjithçka e ka një kufi. Nëse në janar dhe shkurt keni pasur probleme të vogla, tani duhet t’i ndreqni. Në datën 13 Venusi kalon në shenjën tuaj dhe do të keni mundësi të mira që të flisni e t’i shpjegoni gjithçka partnerit. Shumë nga të lindurit në shenjën e Binjakëve nuk kanë durim. Kërkoni një fillim nga e para, i cili nuk bazohet në ndjenja pozitive, por vetëm nga dëshira juaj për t’iu shmangur gjërave. Takime interesante për ata që janë vetëm. Në aspektin fizik, muaji mars do të jetë më i mirë. Nuk është se keni probleme të vërteta, por ndieni një stres psikologjik që zor se po e kaloni. Ju duket sikur po ecni në një sipërfaqe të rrëshqitshme, ku mund të bini nga çasti në çast, pasi s’jeni të sigurt për asgjë. Nervozizmi do të ndihet më shumë, sidomos pas datës 26.

Gaforrja: Planeti i Marsit do të kalojë në shenjën tuaj dhe do t’ju ndihmojë të kapërceni probleme të vogla e të mëdha. Mundësi shumë të mira, sidomos deri në datën 20. Vazhdoni të dëshironi të ndryshoni rolin apo grupin ku bëni pjesë. Nuk i duroni dot akuzat e pabaza. Shumë ju kritikojnë se nuk keni çuar deri në fund një projekt të ndërmarrë nga ju, e megjithatë është thjesht duan ta heqin këtë barrë nga vetja duke jua kaluar juve. Saturni nuk do të ketë një ndikim të mirë, ndaj gjithçka e mbani vetë mbi supe. Bëni mirë të shmangni çdo investim të rrezikshëm, por edhe të kurseni sa më shumë. Kujdes me çështjet e trashëgimisë mes vëllezërve e motrave. Edhe diskutimet e vogla mund të shndërrohen në probleme të mëdha nëse nuk menaxhohen në mënyrën e duhur. Në mars do të ndiheni më shumë energjik. Merrni këshillat e duhura, sidomos nëse bëhet fjalë për një çështje ligjore. Ndjenjat janë më të favorizuara këtë muaj, e megjithatë ju mbeteni të pakënaqur. Çiftet me dashuri të konsoliduar nuk duhen të tremben, por pak ftohtësi në marrëdhënie do të vihet re. Komunikimi do të mungojë. Nëse debatoni për të ardhmen e fëmijëve, reflektoni sa më shumë, pasi debatet do të jenë aq të forta sa zor t’i zgjidhni. Do të ndjeni nevojën që të rrini vetëm, të mbylleni në një dhomë dhe të gjeni pak qetësi që partnerët të ndihen në faj për atë që ju kanë bërë. Ju këshillojmë të bisedoni në datat 15 dhe 16. Ky është një muaj interesant për sa i përket aspektit fizik. Ndiheni gjithnjë të lodhur, nervozë dhe kjo situatë do të përkeqësohet në datën 8 dhe në fund të muajit. Edhe pse ju duket sikur s’ju duan për shkak të problemeve familjare apo me të afërmit, kjo nuk është e vërtetë. Thjesht doni të largoheni nga gjithçka.

Luani: Viti 2019 do të jetë viti i rritjes suaj. Energjitë e shumta do ta karakterizojnë këtë muaj dhe ju mbeteni të paprekshëm falë Jupiterit në shenjën tuaj. Dikush do të përpiqet t’ju vërë shkopinjtë në rrota, por nuk do t’ia dalë dot. Në aspektin profesional do të vini re edhe vetë një lloj pasigurie. Edhe pse yjet ju favorizojnë në maksimum, bëni mirë të mos i trazoni ujërat më kot apo të mos hapni probleme vetëm për të vënë në duket se sa krenarë që jeni. Pra, është më mirë të tregoheni diplomatikë dhe të dëgjoni. Studentët nuk duhet të zhgënjehen, edhe pse shumë nga ju arrijnë rezultate më të dobëta në këtë periudhë. Në aspektin sentimental nuk ka shumë gjëra të reja. Më së shumti duhet të punoni me marrëdhëniet që keni pasur në të shkuarën. Kush nga ju është ndarë dy vitet e fundit, të gëzojnë tani pasi më në fund do të ndihen të lirë. Datat 11 dhe 18 do të karakterizohen nga debate me një person që s’i ka shumë të qarta idetë. Dëshira juaj më e madhe është të përcaktoni njëherë e mirë nëse një lidhje ia vlen apo jo. Mos u kushtëzoni shumë nga puna që bëni apo nga ambienti që ju rrethon. Pranvera nis më së miri. Gjysma e parë e muajit do të karakterizohet nga shqetësime të vogla. Jeni me vonesë në përmbushjen e disa afateve. Nervozizmi do të ndihet shumë në datën 18. Bëni kujdes!

Virgjëresha: Problemet profesionale që keni pasur vitin e kaluar tanimë do të gjejnë një zgjidhje. Kush nga ju u detyrua të mbyllë aktivitetin privat, nuk ka gjetur ende qetësi në ka bërë gjënë e duhur. Ata që punojnë prej shumë kohësh në një kompani, do të ndiejnë dëshirën të bëjnë ndonjë gjë të re. Mund edhe të eksperimentoni, por bëni çmos që të jeni të sigurt për gjithçka. Punoni më shumë se ç’duhet për të shmangur stresin që ju shkaktojnë të tjerët. Marsi dhe Saturni ju favorizojnë shumë, por atyre do t’u shtohet edhe Urani. Ata që vitin e kaluar janë ngritur në detyrë, ndihen disi nën presion dhe nuk po bëjnë atë që duan. Ata që kanë hequr dorë nga një vend pune, tani kanë mundësi të fillojnë me kohë të pjesshme. Puna vjen para gjithçkaje për ju. Dashuria është gjithnjë në plan të dytë. Ndjenjat nuk do të jenë aspak të qarta. Të divorcuarit tregohen shumë  të rreptë me veten dhe s’i pranojnë njohjet e reja, sidomos femrat që janë shumë kritikuese. Ata që janë të lidhur prej kohësh, ndihen disi të bllokuar për shkak të debateve që i përkasin shtëpisë. Për ju ka rëndësi të keni në krah partnerët e duhur, me të cilët të ndani shqetësimet dhe që ju dhurojnë qetësi. Datat më problematike do të jenë 6 dhe 13. Tregohuni shumë vigjilentë në fund të muajit. Është normale që në një periudhë kaq të ngarkuar të ndieni lodhjen dhe stresin, sidomos në mes të muajit. Kush nga ju ka nisur një terapi muajin e shkuar, tani po shikon rezultatet.

Peshorja: Nuk do ta keni të lehtë të mposhtni ankthin, sepse shpesh ju duket sikur në punë nuk ju vlerësojnë sa duhet. Disa prej jush do të vendosin të ndryshojnë pozicion apo vend pune, por para verës kjo gjë s’do të jetë e mundur. Pasiguria do të jetë në rend të ditës dhe do të bëhet shpesh shkak për debate me eprorë e kolegë, sidomos në datat 8, 21 dhe 22 mars, kur rrezikoni të futeni në një krizë të mirëfilltë. Nëse nuk e përballoni dot më këtë gjendje dhe vendosni të transferoheni diku gjetkë, këto nisma pritet të jenë provizore, se në fund të vitit do të ktheheni sërish në bazë. Për fat të mirë, dashuria duket sikur zgjohet me ardhjen e pranverës. Nëse jeni vetëm prej kohësh, mos u mbyllni në shtëpi. Martesat dhe bashkëjetesat e nisura gjatë dy viteve të fundit po shkojnë mirë, por duhet të përballen ende me disa sfida dhe pengesa. Nëse nuk përballeni në kohë me kontradiktat e mosmarrëveshjet dhe qëndroni në heshtje, rrezikoni që të akumuloni shumë tension brenda vetes dhe të plasni një “bombë” në fund të vitit. Mos rrini duarkryq, nëse keni dëshirë të përjetoni emocione të reja, mos ngurroni. Flirtet favorizohen ndjeshëm sidomos në datat 22 dhe 26 mars, kur mund të ndodhin takime interesante. Në aspektin fizik, marsi paraqitet një muaj jo fort i mundimshëm. Deri më datë 20 mars do të ndiheni plot me energji. Mos lini pas dore shqetësimet e vogla që mund të lindin si pasojë e rutinës së ngarkuar të ditëve, si për shembull inflamacionet muskulore, shembjet apo ndrydhjet. Duhet të tregoheni të kujdesshëm.

Akrepi: Ndikimi pozitiv i Mërkurit në shenjë vijon të favorizojë shenjën tuaj. Premisat janë, tani pritet të konkretizohen. Mjafton që ju të lini mënjanë mungesën e besimit. Nëse keni një zyrë në bashkëpronësi apo jeni në varësi të dikujt prej kohësh, do të përpiqeni të gjeni zgjidhje të reja. Këto ditë do të bisedoni për lidhje kontratash e marrëveshjesh, edhe pse ende nuk ka ardhur koha për të hedhur gjithçka të zezë mbi të bardhë. Do të nisni bashkëpunime të reja dhe do të parashtroni kërkesa mbi kushtet e punës, duke qenë se ecuria juaj po vlerësohet si duhet. Ditë të favorshme në këtë aspekt mund të jenë datat 5, 6 dhe 25 mars. Të ardhurat pritet të rriten ose do të zhbllokohet ndonjë transaksion financiar. Në këtë periudhë dashuria nuk është në qendër të vëmendjes për të lindurit në shenjën tuaj, por situata do të përmirësohet në fund të muajit. Marsi është një muaj gjatë të cilit do të ndieni nevojën të distancoheni nga persona që humbasin kohë. Marrëdhëniet sentimentale në dukje të vështira mund të shkëputen ende pa nisur mirë. Tejet e tensionuar paraqitet gjendja në javën 11-18 mars. Historitë që lindin në fund të muajit do të jenë të koklavitura. Në fakt, jo për shkak të debateve apo konflikteve, por sepse ju vetë nuk jeni fort të gatshëm karshi dashurisë. Shmangni tensionet e tepërta, që mund të çojnë në kriza dhe përpiquni të sqaroheni me persona që nuk i doni më në jetën tuaj. Është muaj vendimtar. Në aspektin fizik, do të ndiheni të lodhur, në ankth, do të keni shqetësime në stomak apo në lëkurë. Ndaj duhet të keni kujdes, sidomos në mesin e muajit. Dikush do t’jua sosë durimin. Pranvera do të nisë në mënyrë të stuhishme për ju.

Shigjetari: Viti ka nisur mirë për të gjithë ata që nuk ngurrojnë të hidhen në veprim, qoftë edhe për t’i dhënë fund një situate që prej kohësh nuk është e kënaqshme. Tekefundit, kush nuk ju ka për zemër, nuk e meriton vëmendjen tuaj. Do të jetë një periudhë e frytshme në rezultate, edhe pse me shpenzime të shtuara. Nuk përjashtohen mundësitë që të mbyllni ndonjë kontratë dhe të lidhni një tjetër më të leverdishme. Duhet të vini theksin mbi disa çështje të rëndësishme ligjore, të cilat kanë hasur mjaft vonesa. Marsi, edhe pse muaj i vrullshëm, mund të sjellë disa barriera të vogla, sidomos në datat 5, 6, 13, 14 dhe 20. Nëse keni në plan të shisni apo të blini diçka, është më mirë të prisni pak. Pozicionimi aktual i yjeve mund të bëhet shkak për ndonjë bllokim të përkohshëm, por të kapërcyeshëm. Mjafton të mos stepeni. Në dashuri, emocionet do të jenë në pikë kulmore. Ndjenjat janë të forta dhe ju ndiheni entuziastë. Dihet tanimë, të lindurit në shenjën e Shigjetarit, kur bien në dashuri, e marrin me vrull të madh dhe, nëse nuk zhgënjehen, vazhdojmë me të njëjtin hov edhe më tej. Nëse ndonjëri prej jush nuk ka dëshirë ta hapë zemrën për shkak të përvojave negative të së shkuarës, të mos ia vërë fajin pozicionimit të planetëve, por të shohë brenda vetes. Mos refuzoni njohje të reja, që mund të lindin nga takime të papritura. Nga data 18 mars, emocionet do të dyfishohen dhe rreth datës 26 mund të merrni një lajm të bukur. Nëse keni në plan të martoheni apo bashkëjetoni përgatituni të përballoni një provim të rëndësishëm. Tensionet e vogla në punë, të cilat do t’i kaloni me lehtësi gjatë javëve në vijim, mund të shkaktojnë lodhje dhe shpërqendrim te disa prej jush, sidomos në ditët e para të muajit. Nëse keni ndonjë shqetësim fizik, është mirë të bëni analiza mjekësore. Pikat tuaja të dobëta janë mëlçia dhe nyjat. Kini kujdes!

Bricjapi: Është muaj interesant për sa i përket profesionit dhe njohjeve të reja. Marsi vijon ndikimin pozitiv në shenjë, por edhe Urani do të pozicionohet po kështu pas datës 6. Në pranverën e vitit të kaluar disa prej jush janë përballur me një situatë të vështirë që ka sjellë dilema të mëdha. Pas një viti, para vetes keni horizonte të reja dhe do të ishte gabim të mos i shfrytëzonit ato, duke e mbajtur ende kokën nga e shkuara. Vlerësoni si duhet çdo alternativë të re. Të riktheheni sërish në qendër të vëmendjes, por me një tjetër rol, nuk është e pamundur, madje ka shumë gjasë të ndodhë. Pas datës 11 mars, do të hapen dyert për projekte të reja. Dashuria kërkon ende mund, por çiftet që duhen vërtet dhe kanë hasur probleme gjatë shkurtit tani kanë gjetur qetësinë. Mërkuri favorizon njohjet e reja. Në çift mund t’ju lindin disa probleme, si për shembull, nëse njëri nga partnerët punon më shumë nga sa duhet, qëndron gjatë jashtë shtëpisë apo nuk i kushton kohë partnerit/es. Nëse bashkëjetoni me dikë, mund të përballeni me debate të kota që lindin fare pa shkak. Kujdes mes datave 8-10 mars dhe 22-24 mars. Nëse doni të martoheni apo të nisni bashkëjetesën, është periudhë e frytshme që do të kulmojë në mesin e vitit. Forma fizika paraqet një përmirësim të ndjeshëm, sidomos pas datës 22. Nëse do të nisni ndonjë mjekim, do të arrini rezultate pozitive, falë ndikimit të Marsit dhe Saturnit. Pika juaj e dobët është shtylla kurrizore. Disa prej të lindurve në shenjën e Bricjapit mund të ndiejnë shqetësime në gjurin e djathtë. Në fakt, ana e djathtë e trupit është më problematikja për ju.

Ujori: Venusi do të hyjë në shenjën tuaj dhe Jupiteri do të ketë ndikim gjithmonë e më pozitiv. Të lindurit në shenjën e Ujorit merren me disa punë njëherësh dhe nuk dinë a duhet ta vazhdojnë gjatë këtë rrugëtim. Tekefundit, ku është viti i ndryshimit të madh. Herët a vonë, në vitin 2019, do t’ju jepet rasti të bëni një zgjedhje, por jo të gjithë do ta kenë të lehtë të nisin një jetë të re, të lënë punën aktuale dhe të gjejnë një të re. Miqësitë do të jenë shumë të rëndësishme gjatë gjithë vitit, sepse një njeri i njohur do t’ju vijë në ndihmë të konkretizoni një projekt. Favorizohen gjatë kësaj periudhe transferimi apo zgjerimi i ambientit ku punoni apo jetoni. Gjithsesi, ndryshimi i madh do të nisë pas qershorit. Më datë 13 pritet një lajm i mirë apo një përgjigje pozitive. Jeta në çift është më e lehtë për t’u menaxhuar. Është periudhë e favorshme edhe për ata që duan të bëjnë fëmijë. Nëse në të shkuarën keni tentuar të përjetoni një histori të rëndësishme, por pa sukses, tani mund ta provoni përsëri. Mund të uleni e të bisedoni për projekt afatgjata. Këto ditë do të merrni lajme të mira në lidhje me ndonjë shitblerje apo transaksion tjetër financiar, që do të ketë ndikim edhe në raportet familjare. Stresi është në doza të larta, por me imagjinatën që ju karakterizon do të kapërceni çdo shqetësim. Ndiheni të pafuqishëm, sidomos në ditë të caktuara. Kujdes të dielat e muajit, se do të jenë të tensionuara dhe të mundimshme. Pas datës 20, do të ndiheni disi më energjikë. Nëse do të nisni ndonjë mjekim, periudha pas datës 26 është e favorshme.

Peshqit: Marsi vijon ndikimin e tij pozitiv në shenjë. Në punë parashikohet ndonjë ndryshim apo transferim. Nëse keni muaj që punoni për ndonjë projekt, do t’ju duhet të ndryshoni diçka. Brenda jush është zgjuar dëshira për ta shndërruar kryekëput jetën tuaj. Nëse punoni në varësi të dikujt, situata po përmirësohet, por me gjasë qëllimet nuk do t’i arrini para qershorit. Mos harroni se si pikë referimi duhet të keni fundin e këtij viti, kur do të nisin projekte të rëndësishme që do të konkretizohen në vitin 2020. Edhe nëse ndiheni të pezmatuar prej situatave të pakënaqshme, hidhni ide të reja, ndërmerrni nisma, mos qëndroni në hije. Do t’ju duhet të bëni disa shpenzime me peshë për fëmijët apo shtëpinë. Risi priten edhe për ata që kanë një punë fikse prej kohësh. Dashuria në këtë periudhë rikthehet në rol protagonist. Jeta në çift po bëhet gjithmonë e më e planifikueshme, edhe pse keni ende pasiguri të shumta. Kujdes me marrjen e ndonjë kredie apo me pjesëmarrjen në ndonjë ortakëri, sepse mund të hasni pengesa e vonesa. Edhe pse të dashuruar, stresi i punës mund t’ju detyrojë t’i shtyni disa plane në çift si bashkëjetesa apo martesa. Është situatë më mëdyshje të shumta, por jo e vështirë. Thjesht jeni të shqetësuar. Periudha më e favorshme për dashurinë do të nisë pas datës 26 mars, kur Venusi do të nisë ndikimin e tij pozitiv në shenjë. Në aspektin fizik, do të ndiheni të lodhur, si pasojë e ritmit të lartë të punës gjatë muajve të fundit. Shtylla kurrizore është pika juaj e dobët. Ndaj, nëse qëndroni gjatë para kompjuterit, përpiquni të lëvizni pak më tepër dhe të çlodheni. Kini kujdes me regjimin ushqimor dhe mos zbrazni frigoriferin sa herë që jeni të stresuar.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor