Astroliving 1 Mars 2019

Grindavecë, ironikë dhe kritikues ndaj partnerit, ja si reagojnë shenjat e horoskopit kur tradhtojnë/PJESA 1

Astroliving

Gjëja e fundit që do të donit të merrnit vesh është se partneri apo partnerja po ju tradhton, megjithatë askush nuk është imun ndaj kësaj gjëje. Dhe këtë nuk e konfirmojnë sociologët, por astrologët të cilët kanë përcaktuar gjithashtu si reagojnë shenjat e horoskopit kur nisin një marrëdhënie paralele. Më poshtë do të zbuloni si reagojnë shenjat e zodiakut kur tregohen të pabesë:

1.Dashi bëhet grindavec:Nëse Dashi tradhton do të thotë se nuk po i kushtoni vëmendje të mjaftueshme, dhe këtë gjë mund ta bëjë nga hakmarrja. Kur tradhtojnë bëhen grindavecë të tmerrshëm.  Mashkulli Dash ju bombardon me sulme verbale, derisa femra Dash ju bezdis rreth pamjes fizike, dhe shpesh do të grindeni dhe do të thoni se nuk jeni të njëjtë si më parë. 

2.Demi ndryshon shprehitë: Të lindurit në këtë shenjë tradhtojnë pasi ndihen të lodhur nga rutina në lidhjen e tyre, por edhe për shkak të tërheqjes së fortë seksuale me një person të ri. Ndryshimi i papritur i shprehive, daljet e shpeshta dhe fshehja e telefonit, janë arsye të mjaftueshme për dyshim.

via GIPHY

3.Binjakët gjithmonë kanë alibi: Kur tradhtojnë janë shumë të shkathët dhe kanë kujdes në çdo lëvizje. Jo rrallëherë shfrytëzojnë miqtë që ju shërbejnë si alibi.

4.Gaforrja largohet nga partneri: Nuk ekziston ndonjë arsye universale për tradhti tek Gaforret, por kur e bëjnë këtë gjë refuzojnë seksin dhe largohen emocionalisht nga partneri. 

5.Luani nuk e pranon kurrë tradhtinë: Të lindurit në shenjën e Luanit nuk e pranojnë kurrë tradhtinë, edhe nëse e zini me presh në dorë, përkundrazi ju sulmon edhe më shumë që keni e menduar këtë gjë për të.

6.Virgjëresha sulmon partnerin: Kur tradhtojnë gjithmonë kanë alibi për gjithçka, por ajo që e bën të veçantë Virgjëreshën është se bëhen shumë kritike dhe ironike ndaj partnerit aktual. Kujdes: Nëse Virgjëresha fillon të shmangë seksin, kjo është arsye e mjaftueshme për të dyshuar.

 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor