Astroliving 1 Mars 2019

Çfarë tregon për personalitetin tuaj ora kur keni lindur

Astroliving

Shumica e njerëzve besojnë në atë çfarë parashikojnë yjet dhe astrologjia duket se drejtojnë jetën e tyre. Në të kaluarën, besohej se veç datës dhe muajit, ora e linjdes mund të thoshte shumë për personalitetin e një personi. Mos harroni, në momentin e saktë kur ju keni lindur, universi është në një gjendje të caktuar. Çdo planet është vendosur në një vend që nuk do të kthehet më kurrë përsëri.

Në mesnatë (12:00- 2:00 i mëngjesit)
Vlerësoni sigurinë dhe jetën e qëndueshme. Jeni të dhënë pas familjes, dëshironi gjithnjë të ndihmoni të tjerët dhe ndiheni vetvetja vetëm në rrethet e ngushta familjare apo shoqërore.
(2:00- 4:00)
Jeni kureshtarë dhe njerëz inteligjentë. Pëlqeni të lexoni e të shkruani dhe jeni njerëz që dini të komunikoni mirë. Pëlqeni aventurat


(4:00- 6:00) e mëngjesit
Jeni të fokusuar vetëm në të ardhmen tuaj. Dini të kurseni dhe vëmendja juaj shkon vetëm drejt të nesermes duke harruar të shijoni të tashmen. Në dashuri jeni kokëfortë. 
(6:00-8:00) 
Kreativiteti është pika juaj e fortë. Jeni të lindur për të qenë drejtues.
(8:00-10:00) 
Jeni persona të ndjeshëm, pëlqeni të kaloni kohë vetëm pasi në këtë mënyrë rigjeni paqen e brendshme. 


(10:00-12:00) mesditë
Jeni një planifikues i zoti dhe dini si të menaxhoni situatën. Jeni njeri i hapur ndaj ideve të reja, në shoqëri dhe pëlqeni t’ju rrethojnë grupe të mëdha njerëzish. 
(12:00-2:00) drekë
Jeni njerëz ambiciozë dhe pranoni çdo sfidë që ju vjen përballë. Në këtë orë lindin njerëzit që e duan më shumë punën.


(2:00-4:00) 
Urreni rutinën dhe ndryshimet janë pjesë e pandashme e jetës suaj. Jeni njerëz filofozikë dhe përpiqeni t’i kuptoni gjërat më me imtësi sesa të tjerët. 
(4:00-6:00)
Jeni njerëz enrgjik me një dëshirë të madhe për të mësuar çdo gjë që ju rrethon. Nuk dëshironi t’i ndani ndjenjat tuaja me të tjerët. 
(6:00-8:00) 
Jeni njerëz paqësorë dh u shmangeni konflikteve.


(8:00-10:00)
Nuk dëshironi të jeni në qëndër të vëmendjes dhe pse dëshira juaj më e madhe është të ndihmoni njerëzit që kanë nevojë për ju.
(10:00-12:00)
E dini mjaft mirë se çfarë dëshironi nga jeta dhe punoni shumë që ta arrini. Suksesi është ai që ju drejton .

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor