Astroliving 1 Mars 2019

Venusi në Ujor mund të na largojë nga partneri, por do na japë një mësim shumë të VYER

Astroliving

Zyrtarisht mars, pranverë... një muaj e stinë e re! Venusi kalon në Ujor dhe ky fenomen astrologjik po krijon një mjedis krejtësisht të ndryshëm për jetën tonë të dashurisë dhe financat. Venusi, planeti i dashurisë dhe i bukurisë, gjithashtu qeveris financat tona dhe jetën e luksit dhe në varësi të shenjës , ku  ky planet ndodhet, mund të shohim ndryshime në perspektivë dhe dëshirat tona. Por çfarë ka rezervuar Venusi në UJOR?

Venusi sapo përfundoi rrugëtimin e tij në Bricjap, rrugëtim i cili zgjati pjesën më të madhe të shkurtit. Energjia jonë gjatë kësaj kohe ishte e fokusuar më shumë në çështjet ligjore dhe në fushën e karrierës. Ishim të shqetësuar në po bënim gjënë e duhur, por me lëvizjen në shenjën e Ujorëve, do të lirohemi nga kjo lloj energjie, e do të fillojmë të ndiejmë një ndryshim, do të ndihemi të sigurtë që po bëjmë gjënë e duhur. Kjo sepse dhe shenjat e tjera të zodiakut do të përfshihen në vorbullën e energjisë së Ujorit, rebelëve, unikëve dhe individualistëve të zodiakut.

Ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që duhet për të bërë një ndryshim dhe kjo është shumë ndryshe nga energjia e Bricjapit . Për këtë arsye, kjo shenjë mund të shihet si egoistë ose tepër përzgjedhës. Dashuria e Ujori është e hapur dhe e lirë; ajo është obsesive dhe frymëmbytëse.

Me Venus në këtë shenjë, ne do të jemi më të pavarur dhe do i kushtojmë më shumë kohë nevojave tona, sesa lidhjes me të tjerët. Kjo nuk do të thotë se do të ketë ndarje,por barazi në lidhje dhe shumë kohë për veten.

Për ata që janë të vetëm, do të jeni më të prirur për të dalë, për të krijuar marrëdhënie e bërë shoqëri të reja.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor