Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
NGA LINDA FISHTA/FOTOGRAFIA ARMAND HABAZAJ
Në rast se doni të hani një pjatë thjeshtë, e cila nuk ju merr shum kohë për t'u përgatitur, sidomos bëni një tartë të kripur dhe shoqërojeni me një sallatë të freskët. Ky variant është nga më të lehtët jo vetëm në përgatitje por edhe në tretje. Provojeni!
Përbërësit për tavë me diametër 24 cm për brumin: ● 200 g miell ● 2-3 lugë ujë ● 60g gjalpë i butë në temperaturë ambienti ● 80g Pesto Genovese e përgatitur në shtëpi ose e gatshme; për mbushjen: ● 300 g domate qershiza ● 250 g rikota ose gjizë e cilësisë së mirë ● 1 grusht fara pishe të pjekura në tigan pa vaj për pak minuta ● rozmarinë, kripë, piper
Përgatitja: Në një tas ose në robot përziejmë miellin me gjalpin të prerë në kubikë, peston dhe 2-3 lugë ujë. I përziejmë me dorë derisa të kemi një brumë homogjen. E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Ndezim furrën në 180°C.
Hapim brumin me petës me trashësi 5mm afërsisht. E vëmë petën në tavën e lyer më parë me pak vaj ulliri dhe miell. E shpojmë bazën e petës me pirun që ajo të mos fryhet gjatë pjekjes. E pjekim në furrë për 30/35 minuta, afërsisht. Kur baza e pjekur të jetë ftohur plotësisht, e mbushim me rikotën, të cilën e kemi përzier paraprakisht me vaj ulliri, kripë e piper. Vendosim sipër domatet e prera në copa të vogla, fara pishe dhe rozmarinë të freskët.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...