Astroliving 28 Shkurt 2019

3 shenjat më dembele të horoskopit, me zor lëvizin nga vendi kur bëhet fjala për ndonjë punë

Astroliving

Mund të jeni mjaft të talentuar, krijues dhe me një dëshirë (e theksojmë vetëm dëshirëëë) të madhe për të ndryshuar botën), por kur vjen puna për t'i vendosur pikat mbi i dhe për të marrë hapin të parët, zhdukeni sikur të mos kishit ekzistuar kurrë. Edhe pse artikulli i sotëm nuk do t'u pëlqejë disa personave dhe me siguri komentet do të vërshojnë lumë, nuk kemi ç'bëjmë yjet dinë dhe kanë përcaktuar gjithçka, si për shembull tre shenjat më dembele të zodiakut. Ne në Living nuk jemi edhe aq të kënaqur me renditjen, pasi jemi me shumicë Luanësh në zyrë, por ja që ca gjëra duhen pranuar.

1.LUANI: Jeni kreativë, të talentuar, shumë të zotët për të hartuar strategji sesi duhet të funksionojnë gjërat në ambientin ku punoni, por kur bëhet fjalë për të ndërmarrë hapin e parë nuk gjendeni gjëkund. Dhe e dini përse? Sepse jeni dembelë të lindur. Nuk u habitët që e patë këtë shenjë në këtë listë, do të thotë që shumë punë që mund t’i keni dhënë një luani janë shtyrë për minutën e fundit, ose mund të jenë anuluar fare.

2.UJORI: Ndonëse Ujori është një nga shenjat “ që do të ndryshojë botën”, duhet të kuptojë që ndryshimi duhet të fillojë para së gjithash nga vetja. Duke qenë një shenjë paksa e tërhequr dhe e izoluar nga shoqëria, Ujori mundohet të justifikojë veten, por jo, jeni dembelë dhe këtë e dimë të gjithë.

3.SHIGJETARI: Nga e thëna në të bërë ngrihet një mal i tërë, ndaj Shigjetarë fiksojini mirë këto që do ju themi. Jeni një shenjë që vetëm dëshironi të udhëton, liria është ajo që doni më shumë dhe kjo është pika juaj e dobët. Por krahas dëshirës për të eksploruar botën, mund të bëni edhe ndonjë punë e të merrni ndonjë përgjegjësi. Dembelizmi nuk është zgjidhje.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor