“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Të përzgjedhurit e të brendshmeve nuk është aq e lehtë sa mund të na duket në pamje të parë. Sidomos kur bëhet fjalë për përzgjedhjen e mbathjeve. Kirurgu i mirënjohur amerikan Matthew Schulman, i cili ka ekzaminuar 50 mijë të pasme dhe ka zmadhuar më shumë sesa 2000 prej tyre, propozon një guidë shumë interesante që do ju ndihmojë të zgjidhni të brendshmet e duhura në bazë të formës së vitheve.
Forma A: Trupat në formë dardhe priren të kenë vithe në formën e A-së që zgjerohen poshtë kockës së ijeve.
Mbathjet më të përshtatshme: Duke qenë se vithet në formë A-je priren të jenë mbi kofshë të plota, modelet më të përshtatshme të të brendshmeve kanë prerje të mëdha te kofshë janë me hapje shumë të mëdha në pjesën e këmbëve. Zgjidhni perizoma ose boksera prej dantelle elastike apo mbathje pa qepje.
Forma V: Nëse vija nga ijet te kofshët pjerrtësohet së brendshmi, vithet kanë formë V nga pas. Këto vithe janë tipike për gratë me shpatulla të gjera.
Mbathjet më të përshtatshme: Përdorni mbathje të thjeshta me anë të trasha ose bikini me prerje shumë të madhe te kofshët, që nuk do t’i mbulojnë plotësisht vithet.
Forma rrumbullake: Kjo formë e vitheve identifikohet më së miri me Kim Kardashian dhe Jennifer Lopez.
Mbathjet më të përshtatshme: Vithet e rrumbullakëta kanë nevojë për pak më shumë copë për t’u mbuluar, përndryshe mbathjet do të tërhiqen nga pas, dhe do të krijojnë një prerje të pakëndshme.
Vithet katrore: Nëse vija nga kockat e sipërme të ijeve te pjesa e jashtme e kofshëve zbret pingule me tokën, të pasmet e tua janë katrore, sipas Dr. Schulman.
Mbathjet më të përshtatshme: Modelet për femrat me vithe katrore janë të shumëllojshme. Thjesht mos përdorni mbathje që kanë llastik te pjesa e këmbëve pasi ju shtrëngojnë./Living
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...