Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
''E dashur nënë! Të shoh që po futesh në një karrige me rrota përmes derës ku ndodhet fëmija yt prematurë për ta parë atë përmes një xhami.
Kur të shoh ty më përzihet dashuria, shoku dhe dhimbja më e madhe emocionale e fizike që mund të përjetojë një nënë. Ti mban një shishe të vogël të mbushur me “ar të lëngshëm” për atë krijesë të vogël që ende nuk e ke takuar.E di se do të thyhet zemra të shikosh fëmijën në atë gjendje, por vetëm atje ai mund të jetë i sigurt. Vetëm atje mund të ndodhë një mrekulli.
Fëmija jot do të duket shumë i vogël. Shumë më i vogël nga ç’e ke imagjinuar. Do ta kesh të vështirë t’i shikosh fytyrën e vogël sepse do të ketë të ngjitura shumë tuba. Por ata tuba po e ndihmonë të marrë frymë e të rritet, po e mbajnë siç e mbajti trupi yt dikur.Do të dëgjosh shumë terma teknikë e mjekësorë të shumë aparaturave dhe në fillim do të trembesh. Por shpejt do të krijosh besim tek mjekët dhe infermierët. Do të habitesh nga udhëzimet e tyre e mbi të gjtiha nga dhembshuria që do të tregojnë ata për fëmijën tënd.
Po ta them unë që e kam provuar ata janë ëngjëj në tokë.E dashur nënë, unë nuk të njoh, por dua të jem aty për ty. Dua të ngushëlloj për ato që ndjen, sepse me siguri po ndjen ato që ndieja dhe unë, që janë të pamundura të shpjegohen me fjalë.Dua të them se gjithçka do të bëhet mirë, gjërat do të përmirësohen, vetëm se jo tani, akoma jo. Dua të them se ky do të jetë një nga udhëtimet më sfiduese të jetës tënde, por unë e di se mund t’ja dalësh dhe do të bëhesh më e fortë dhe më mirënjohëse se kurrë. Do të gjesh forcë papritur, kur më së paku e pret.
Përvoja me fëmijën tënd të çmuar do të bëjë të ndjesh ndonjëherë sikur po të thyhet zemra, por më beso ky është vetëm fillimi i tranformimit tënd në një version më të fortë e më të mençur që ke qenë ndonjëherë. Do të ketë mëngjese kur do të duhet të luftosh thjesht për t’u ngritur nga shtrati. Mund të ulesh e të qash në dush. Ose të mos duash të dalësh nga makina e të qëndrosh aty përgjithmonë. Të lutem mos u ndje fajtore. Nuk ka asgjë të gabuar të përjetosh këto ndjenja. I kam provuar edhe unë.
Gjatë këtyre kohëve të errëta mendo për luftëtarin tënd të vogël. Mendo sa fort lufton edhe pse është i vogël, i lodhur e i sëmurë. Fëmija do të japë një forcë të pabesueshme, forcën që të duhet për t’u ngritur nga krevati.
Dua të them se do të ketë edhe momente shumë të bukura. Do të ketë momente që zemra jote do të ndihet më e plotë se kurrë më parë. Kur të shohësh sytë e fëmijës tënd dhe do të duket se gjithçka në botë shkon për mrekulli. Kjo përvojë, sado e vështirë të jetë, do të mësojë se çfarë ka rëndësi vërtet në këtë jetë, gjë që mund ta mësojnë vetëm dëshmitarët e mrekullive të tilla. Do të dish rëndësinë e shëndetit e familjes. Mbaje kokën lart nënë dhe mos harro se nuk je kurrë vetëm. Me dashuri, nëna e një fëmije prematurë!''/BURIMI ''PËR NËNAT"
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...