Make up 27 Shkurt 2019

Nga aplikimi deri tek formula jo e duhur; ja 4 gabimet TRASHANIKE me kremin pudër që plakin lëkurën

Make up

Aplikimi i pudrës së gabuar do të prishë jo vetëm foton perfekte për Instagram, por do t’ju rrisë në moshë dhe mund të dëmtojë lëkurën në periudhë afatgjate. E kush e kishte menduar, se formula e gabuar apo një ton më i mbyllur kremi pudër do të na hapte kaq shumë probleme? Më shumë sesa ana estetike, shqetësohemi për shëndetin e lëkurës, ndaj dhe Living më poshtë do të listojë të gjitha gabimet që nuk duhet të bëjmë me produktet e grimit e fondatinën veçanërisht.

Si të aplikoni kremrat e lehtë BB të pigmentuar
Formulat e lehta si hidratuesit e pigmentuar (kremrat ​​BB, ose krem ​​CC) mund t’i aplikoni direkt në lëkurë me gishta, pa ndihmën e një mjeti specifik.

Si të aplikoni fondatinat kremoze apo likuide
Për kremrat e lëngshëm, të cilat janë më të hollë, përdorni një furçë bazë të dendur për të përhapur produktin në sipërfaqe të mëdha dhe më pas përfundoni pamjen me një sfungjer që fikson kremin pudër. Sfungjeri shpërndan më mirë kremrat e trashë

Lexoni ketu si të pastroni brenda minutit sfungjerët e makeup-it

Ndërsa për sa i përket pudrave pluhur apo ato të presuarat përhapen mirë me ndihmën e furçave. Ekspertët bien dakord gjithashtu që korrektori duhet të aplikohet pas fondatinës dhe tani që morët informacionin bazë do të përmendim disa nga gabimet më të shpeshta që bëjnë vajzat kur lyhen.

1. Mos e anashkaloni primari
Ky produkt bën që makeup-i të qëndrojë më gjatë dhe mos të krijohen ato vija të holla të rrudhave të para.
2. Mos aplikoni kremin pudër menjëherë pas hidratantit.
Gjithmonë jepni kohë hidratantit (15 minuta) të përthithet plotësisht në lëkurën tuaj para se të aplikoni fondatinën
3. Kini kujdes me sasinë e produkteve që përdorni ! Nëse e teproni, ju rrezikoni të mbyllni poret e lëkurës produkt pas produkti duke ndikuar në cilësinë dhe dukjen e lëkurës.
4. Mos harroni qafën!
Për të shmangur atë krijimin e një maske, gjithmonë përhapeni fondatinën edhe në pjesën  e qafës edhe veshëve nëse i keni flokët e kapura. Living 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor