Personazh 26 Shkurt 2019

Një motër e fortë, me zemër të butë: Valbona tregon lidhjen e ngushtë e të veçantë me Geraldinën dhe Arlindën

Personazh

Valbona zbuloi përpara publikut një ndjeshmëri të veçantë dhe një aftësi për t’u dhënë besim e ngrohtësi njerëzve në nevojë sidomos pas programit në Vizion +, “Nga e para”.  Por disa kohë më parë, kur ish-kryeredaktori i revistës Gentian Minga, takoi dy motrat e Valbonës  Geraldinën dhe Arlindën , zbuloi një anë tjetër të Miss-it të pare shqiptar... Për lexuesit e revistës online, po shkëpusim një pjesë të shkurtër

“Ajo që kuptuam kur u njohëm me motrat e Bobit (nofka e Valbonës) Gelën dhe Lindën, është dyzimi i saj interesant. Bobi ka qenë përherë e fortë, e guximshme dhe me temperament, por nga ana tjetër, është motra më e dashur në botë. Linda dhe Bona i kalojnë zakonisht bashkë pushimet dhe momentet më të bukura janë ato kur bëjnë udhëtime të gjata me makinë.

“Me Bobin ndihem gjithmonë e sigurt, më e sigurt se ç’do të ndihesha me një mashkull. Kur dalin probleme, i zgjidh me lehtësinë më të madhe”, thotë Arlinda. E motra, ikonë e bukurisë, kujdeset gjithashtu për pamjen e saj, një moment i veçantë në marrëdhënien e tyre. “Do që të dukem mirë, të ndihem rehat me veten. Meqenëse s’dal bukur në foto, e për këtë arsye i shmang, ajo këmbëngul të më bëjë disa “për të qenë” me aparatin e saj profesional. Dhe në fakt, ato pak foto kujtim që ia vlejnë, i kam prej saj”.

Fotografia shkëputur nga revista Living nr:11

Pastaj vjen Geraldina, Gela, siç i thërrasin... Më e vogla ndër motrat Selimllari. E martuar me një çeko-libanez, ajo ka një vajzë dhe djalë të vogël. Është shumë tip, ka batuta. Gjithë kohës na mban me humor, na bën për të qeshur. Bona thotë se ajo tregon shumë bukur dhe nëse duam të dime diçka rreth marrëdhënies mes tyre, duhet të pyesim Gelën. Kjo e fundit, nga gjithë “file”-i i historive përzgjedh atë që ka lidhje me emrin e së bijës. “Kur isha shtatzënë me vajzën, erdhi Bona në Çeki, me nipin e vogël, që një mikesha ime sa e pa, tha: “Oh, sa i bukur ky fëmijë, si një melodi”. Më pëlqeu kaq shumë përcaktimi, sa vendosa që kështu t’ia vija emrin gocës”, thotë Gela. Valbona lë kokën pas mbesës së saj, Melody- së, një brune me tipare të plota e të errëta, aq e qetë dhe e këndshme, saqë na ka bërë dhe ne për vete në pak sekonda. Dhe nuk kishte dhuratë më të bukur për teze Bonën se ardhja e “kukullës së vogël”, siç e quan ajo, nga Çekia.

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor