Personazh 26 Shkurt 2019

Nga takimi me Mbretëreshën deri tek zakonet angleze, Pranvera Skana rrëfen jetën e saj si diplomate në Londër

Personazh

Pranvera Skana, është një emër jo pak i njohur në mediet shqiptare, por prej gjashtë vitesh, ajo është larguar për të ndërtuar jetën e saj në Londër, aty ku punon si këshilltare për median dhe diasporën në Ambasadën shqiptare. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për “My Living”, ku ka rrëfyer jetën e saj në kryeqytetin britanik, takimin me Mbretëreshën e Anglisë, Elizabeth II dhe detaje nga një set fotografik që ka realizuar në Londër.

Bruna: Sa mirë që të gjetëm në Tiranë, vjen shpesh?
Pranvera: Këtë muaj kam udhëtuar shpesh. Kur kam angazhime familjare mundohem të vij sa më shpesh. Mundohem ta shfrytëzoj kohën maksimalisht me miq e mikesha. Në familje ka risi sepse motra ime e vogël pret një fëmijë.

Bruna: Pranvera, më trego pak më shumë rreth punës si konsulle në Londër dhe si këshilltare për median dhe diasporën?
Pranvera: Puna si konsull sidomos ajo e fokusuar te çështjet e diasporës është një përgjegjësi shumë e madhe, Bruna. Shpesh miqtë më pyesin çfarë lidhje ke me diplomacinë. Por në ditët e sotme diplomacia nuk ka asgjë me shumë sesa komunikimin. Një mesazh, një komunikim, një lobim, një ndërmjetësim. Ndërsa pjesa e diasporës është kënaqësi e jashtëzakonshme, sidomos kur i sheh shqiptarët të asimiluar dhe të angazhuar atje në mënyra të jashtëzakonshme. Gjenerata e dytë e shqiptareve është intreguar në menyrë të jashtëzakonshme. Në City of London punojnë mbi 1500 të rinj shqiptarë në sipërmarrje si JP Morgam apo PËC, nga më të mirat në botë. Të gjithë pra në sipërmarrje shumë të mëdha. Në fund të ditës ata janë ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë. Kështu që kjo është puna ime ndërmjet medias dhe diasporës. Një tjetër detaj janë universitet apo numri i shqiptarëve që shkollohen në shkollat më të mira si Oxford, janë 2500 studentë shqiptarë që shkëlqejnë. E njëjta vlen dhe për lektorët shqiptarë që japim mësim, për profesorët si në London School of Economics. Pastaj nuk dua të hyj te pjesa artistike, për të thënë se si shkëlqejnë ata në Britaninë e Madhe.

Bruna: Si janë ditët e tua në Londër?
Pranvera: është një ditë aktive, ritmike por e skeduluar. Dita është e programuar me agjendë. Nis me kafen e mëngjesit dhe më pas duhet të vazhdosh për të kapur metronë, punët dhe takimet e ditës. Në mëngjes, në punë kemi shërbimet konsulore ku ndihmoj kolegët e mi, pastaj takimet në varësi të aktivitete kulturore apo artistike që organizojmë në ambasadë. Fundjava është për takime më private me miq por që gjithmonë janë të skeduluara.

Bruna: Pra me agjendë dhe për takimet me miqtë.
Pranvera: Pasdite jam duke ndjekur një trajnim në London School of Economics, ndërsa në fundjavë atje ekziston kultura e të mbledhurit në shtëpi. Unë e kam apartamentin në një zonë shumë të mirë të Londrës dhe kam protagonizmin për t’í pritur ata. Ky është protokolli i ditës time.

Bruna: Puna jote të jep mundësinë e takimeve në rrethet më elitare. A ke patur mundësinë të takosh pjesëtarë të familjes mbretërore apo vetë mbretëreshën Elisabeta e dytë?
Pranvera : Po Bruna, në nëntor të viti 2016, kur Ambasadori dhe stafi ynë shkuam për të prezantuar kredencialet në oborrin mbretëror dhe kam dëshirë të kujtoj disa detaje që departamenti i protokollit me javë të tëra na ka mësuar se si duhet të takojmë dhe si duhet të sillemi në momentin e vizitës apo çfarë duhet të vishnim. Psh ishte kategorike që duhet të vishnim doreza dhe kapelet, nuk duhet të përdornim ngjyrë blu, të zezë dhe të bardhë, të përmbajtur në make up dhe në forma të tjera. Ata erdhën na morë me kuaj, dhe në shumë rrugë të Londrës, ishte ndalur trafiku. U ndjemë si Royal Family ndonëse dhe nuk lejohej që të bënim foto. Mbretëresha u impresionua shumë nga barazia gjinore që Ambasada jonë përfaqësonte.

Bruna: Si ishte ky takim për ty?
Pranvera: Ky udhëtim i shkurtër nga Ambasada në Buckingam Palace ishe si në ëndërr. Mbretëresha na pyeti të gjithëve për punët tona dhe unë kisha aq shumë emocione sa nuk e mbaj mend se çfarë thashë dhe çfarë më tha. Impresioni i parë kur e takova fizikisht, ishte që nga eleganca se si ajo ta jepte dorën. Biles dhe me kolegët ishim duke thënë që të kishim kujdes ne dhënien e dorës, apo në afrimin me të apo dhe nga mënyra se si e jepnim dorën. Ajo ishte veshur me një fustan ngjyrë qumështi me mëngë treçerekshe dhe më një çantë dhe me këpucë të zeza. Gjatë gjithë kohës mbante një buzëqeshje shumë karizmatike dhe një qëndrim fizik të adhurueshëm. E fotografova menjëherë sapo e pashe sepse kishim muaj që përgatiteshim për këtë takim dhe padyshim që është i papërsëritshëm

Bruna: Londrën e njeh se dhe studimet i ke mbaruar aty.
Pranvera: Po unë kam mbaruar studimet në Westminster London University për shkenca komunikimi, dhe tani po bëj një followship, pas doktoraturës. Unë atje kam fituar bursë ekslence nga institucione në Londër. E kam shijuar pjesën e studentes dhe këtu ka një miks të jashtëzakonshëm kulturash dhe më është dashur të zhvishem nga kompleksi që vij nga një vend i vogël dhe gjatë kohës që kam qënë studente nuk e kam patur kohën që ta studioj Londrën mjaftueshëm. Kur isha studente mbaj mend që shtriheshim në park për të kapur disa rreze dielli, kishim një çantë të madhe me libra që na duhej për t’ú bërë gati për sezonet e provimeve. Isha gjithmonë duke vrapuar.

Bruna: Por, tani ke mundësi ta shijosh Londrën ?
Pranvera: Është e vërtetë nëse në atë kohë isha si turiste tani jam si qytetare. Ndërsa si e punësuar është komplet diçka tjetër sepse jeta është më vanitoze dhe pasdite ke kohë për të pirë nj çaj për të ftuar një mik apo një mikeshë, për të shkuar në Opera ose në Kinema. Pra, janë hapësira që ja dedikon vetes.

Bruna: Gjatë këtyre 6 viteve në Londër, natyrshëm ke marrë disa sjellje londineze ?
Pranvera: Po patjetër. Qoftë dhe një çaj që po vjen dhe për ty Bruna. Londra më ka bërë të ndjejë kënaqësi te gjërat më të vogla, si një ecje e shkujdesur në park.

Bruna: Më hiq një kuriozitet, për ty ora e çajit është në pesë?
Pranvera: Është në ora 5 e gjysëm, mbasi mbarojmë punën, në ato orar takohemi me mikesha për çaj.

Bruna: Besoj së shtëpia jote është e pozicionuar në një vend ku rrethohet nga arkitektura historike. Çfarë sheh kur del në dritare?
Pranvera: Po shtëpia ndodhet pranë Ambasadës në Westminster dhe kur dal në dritare shoh The London Eye dhe The City of London, që është qendra financiare Londrës. Shoh gjithë lumin dhe Ëestminster Palace

Bruna: Duhet të jetë kënaqësi e jashtëzakonshme, por Londra ka më shumë se kaq ?
Pranvera: Unë në orarin e drekës kur jam në Ambasadë preferoj të shëtis në një park, që të relaksohem. Por në atë park ndodhet dhe një miliarder, edhe një i patstrehë dhe një artist apo një diplomat. Është një miks që ballafaqohet në atë terren. Është e mrekullueshme. Ose transporti publik. Në Londër nuk mund të marrësh makinë sepse taksat vjetore janë shumë të larta se sa vetë vlera e makinës, por transporti publik është shumë efikas dhe psh për 15 minuta je në aeroport.

Bruna: Kjo është pavarësisht statusit ekonomik?
Pranvera: Më ka ndodhur një herë duke ikur në punë, në tram dhe u ballafaqova më një zotë ri që më pyeti nëse do ulesha. Unë nuk do të ulesha sepse do të zbrisja. Zotëria ulet, ishte i veshur shumë mirë , dhe hap çantën e shpinës që mbante me vete dhe merr një sallatë, që e përfundon dhe e vendos përsëri në çantë. Pas kësaj zotëria merr një mollë e fshin te xhaketa i jep një kafshatë e mbështjell dhe e vendos përsëri në çantë . Unë po shihja personazhin dhe po mundoja të kuptoja veprimet e tij, sepse dukej një person shumë fisnik. Të nesërmen i gjithë shtypi britanik fliste për këtë personazh i cili ishte gurvernatori i Bankës së Anglisë. Pra Londra është vendi i paradokseve, që të ballafaqon më këtë lloj prakticiteti dhe komoditeti.

Bruna: Pranvera, na e ke sjellë Londrën shumë bukur, me një set fotografik larg profesionit tënd të diplomates, me sfondin të bukur ndërtesat e këtij qyteti. Cfare doje të përcillje përmes këtyre fotove?
Pranvera: Fotografia ka të bëjë me gjëndjen si personi ndodhet dhe në atë moment të jetës dhe unë doja të dokumentoja këtë gjë për veten time dhe ta ndaja këtë gjendje në kujtesën time. Kështu që bashkë me mikun Renuar Locaj dhe me mikeshën Migena vendosëm të bënim një set fotografik. Unë kisha vetëm një kriter. Doja të aksesoja pamjen e Londrës dhe doja të kisha fustane sa më mbretëror. Në disa momente harrova se çfarë po bëja dhe njerëzit vetëm më afroheshin më pyesnin kush isha apo pyesnin për fustanet. Ato ishin fustane handmade, të bërë me dorë,shumë të shtrenjtë dhe unë nuk e kisha idenë farë se çfarë kisha në trup. Në fakt shumë nga njerëzit reagonin për fustanet. Fotot që mori shumë interes të madh nga qytetarët, ishtë ajo ku ndodhesha në një qendër shumë të madhe tregtare dhe u krijua një radhë shumë e madhe ndërkohë që unë mbaroja fotot. Unë nuk dija çfarë të bëja, herë prekja fustanin dhe herë flokët. Ajo doli foto më e bukur dhe më pëlqyer. Me pjesën e modelimit nuk jam fare e njohur dhe pyesja veten si ja dalin ato vajzat e bukura shqiptare duke pozuar në mes të rrugës. Si mund të jesh indiferente ndaj njerëzve. Kisha një impakt shumë të madh ndaj njerëzve. Nuk do të doja ta bëja kurrë këtë profesion sepse mbrapa kuintave ishte shumë impenjative dhe e vështirë. Sidomos momenti ku duhet të ndërroja fustanet, sepse duhet të hyja në një taksi. Pra kam patur nga këto episode shumë interesante.

Bruna: Që në fillim të takimit tonë më tërheq vëmendjen një fjongo shumë delikate dhe elegante.
Pranvera: Kjo është dhe një mënyrë praktike për të mbajtur flokët sepse atje nuk ke kohë fizike për t’i krehur dy apo tre herë në javë. Atje duhet diçka praktike dhe vajzërore për t’u dukur dhe në standartin e tyre dhe për të fituar një lloj simpatie në atë terren që të imponohet. Në shtypin britanik dominojne koverat dhe lajmet Me veshjet e Kate Middleton dhe Megan Markle dhe stili i tyre është i pamudnur të mos influencojë çdo grua dhe çdo vajzë. Edhe unë mundohem që të kesh profilin e atyre zonjave të adhurueshme, e vajzës të përmbajtur, të hidratuar mirë, e veshur me ngjyra neutrale apo të krehura me kujdes.

Bruna: “ Pranvera patjetër që Londra ka ndikuar në stilin tënd, por ti ke zbuluar që kë një vlerë të shtuar që është pasioni për të arreduar shtëpi. Si e zbulove ?
Pranvera: Po Bruna, gjatë kohës që po rregulloja shtëpinë time, interferoja gjithmonë në punën e arkitektëve sepse nuk isha e kënaqur më të gjitha propozimet e tyre. Gjëja që mua nuk më pëlqen aspak në shtëpi është mermeri dhe shkëlqimi dhe jam më shumë te këto elementët english country side, pra që përcjellin ato sendet e vogla, dhe të gjysheve tona për ti sjellë në një kontekst më modern.

Bruna: “Do të lutesha të më bëje një shëtitje dhe të më evidentoje ndoshta një nga ato elementët që sjellin stilin londinez, aromën e Londrës, këtu në zemrën e kryeqytetit.
Pranvera: Bruna për shembull ky detaj është një mbulesë shumë e vogël në një tavolinë çaji me këtë dantellën roza angleze. Kjo e ëmbëlson tepër këtë tavolinë aq më tepër me një filxhan çaji anglez. Bruna dhe ky detaji tjetër. Sa e mrekullueshme është të sjellësh detajet e gjysheve tona dhe në kohët moderne.

Bruna: Duket që në këtë shtëpi është hapur gjithë sunduku i gjyshes.
Pranvera: Bruna të arredosh shtëpinë nuk do të thotë të harxhosh shumë lekë. Ky detaji tjetër është një makinë qepëse e vjetër që luan rolin e një komoje. Nje tjetër element shumë interesant që do e rekomandoja në çdo shtëpi është dhe letra murale. Jo vetëm në Londër por dhe në vendë të tjera letrat murale japin një ngrojtësi të jashtëzakonshme.

Bruna : Kjo është një shtëpi në të cilën do të mund të rrinim gjithë ditën të tregonim për të . Unë u gëzova jashtë mase që patëm mundësine të të takonim gjatë këtyre ditëve të qëndrimit tënd në Tiranë.

Pranvera: Kënaqësia ishte e imja dhe të pres në Londër.

Bruna: Faleminderit, Mirupafshim. /MyLiving 

ARTIKUJ TE NGJASHEM

  • Javor
  • Mujor
  • Vjetor